Eko Higjiena

Klinaku kritika institucioneve për mosreagim në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosinteresim në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sipas tij, neglizhente po tregohet edhe Kuvendi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.Në një intervistë për Ekonomia Online, Klinaku ka folur edhe për dorëheqjen e ish-kryeprokurorit të Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith.

Duke folur për mbajtjen në paraburgim të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Klinaku thotë se ata vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ndërsa thotë se nuk presin diçka konkrete nga vendimi i Apelit. “Kontakt kam të vazhdueshme, kjo bëhet vetëm kur ata më thërrasin, së paku një herë në javë flas me ta, mirë janë po presin që pasi u shqyrtua e u mbaj seanca në Gjykatën e Apelit që të merret vendimi e të përmirësohet vendimi, sepse ata janë duke u mbajtur pengje atje për disa gjëra që do duhej prokurorët e asaj Gjykate të përballeshin me drejtësinë për skandalet apo dokumentacionet që u kanë dalë nga zyrat e tyre”, thotë Klinaku.

“Duke i parë padrejtësitë që janë duke u mbajt qoftë në paraburgim e nuk lëshohen për t’u mbrojt në liri edhe qoftë edhe në të drejtat elementare të njeriut që është iu shkelet, për shkak se kjo Gjykatë po i shkel edhe ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe aty këtu ad-hoc i bëjnë rregulloret dhe ligjet që iu konvenon atyre. Mirë është, ka pas operacione, mirë i ka kaluar”, u shpreh Klinaku.

FIDANISHTJA

Klinaku u shpreh se mosinteresimi i institucioneve të Kosovës, po i dëmton ish-krerët në Hagë.

Ai ka thënë se legjislativi do duhej të merrte masa ndaj kësaj gjykatë, për siç ka thënë shkeljeve në procedura.“Absolut kurrfarë interesimi Qeveria e Kosovës nuk ka, përpos Ministria e Drejtësisë e cila i kryen pagesat që i kanë me udhëzime administrative, interesim tjetër nuk kemi parë, por nuk është çështja vetëm te Qeveria e tashme por edhe Kuvendi i Kosovës do duhej të merrte masa diçka ndaj kësaj gjykate për shkak të shkeljes së të gjitha të drejtave që i kanë ata, sepse një organ siç është Kuvendi që e ka miratuar një gjykatë të tillë dhe të mos të ketë mbikëqyrje, është absurditetet”, u shpreh Klinaku.

Sipas Klinaku, ndërtimi i aktakuzës e deri te marrja në pyetje të dëshmitarëve është bërë me ndihmën e Shërbimit sekret serb.

Ai thotë se edhe dorëheqja e ish-kryeprokurorit është skandaloze, teksa kritikon edhe institucionet për mosreagim në këtë rast.“Nuk presim mirë nga kjo gjykatë, ne çdo herë e kemi thënë se edhe para se të themelohej por edhe pasi që është themeluar, se kjo gjykatë është politike dhe edhe vendimi që do ta marrë, natyrisht se siç ata e mendojnë dhe siç e dëshirojnë ata. Pra gjithmonë do të ketë ndikime kjo gjykatë. Skandali i radhës është që një prokuror që e ka ngrit një aktakuzë dhe të ikë nga ajo, dhe e kemi thënë vazhdimisht që edhe rrjedhja e atyre dokumentacioneve, e kemi ditë që këta kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me shërbimin sekret serb, dhe të gjitha ato aktakuza që i kanë ngrit, janë akuza mbi bazë të shpifjeve që i kanë bërë njerëzit dhe Serbia”, u shpreh Klinaku për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.