UBT

Klinaku e quan absurde deklaratën e Osmanit për formimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Faton Klinaku, e ka quajtur absurde deklaratën e presidentes Vjosa Osmani lidhur me formimin e Gjykatës Speciale.

Në konferencën e sotme të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, ajo ka deklaruar se të gjithë e dinë se kush ka bërë presion më shumë për formimin e kësaj gjykate – duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Ne nuk harrojmë. Kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh. Nuk e harrojmë, sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, është shprehur Osmani.

Por, deklarata të tilla janë absurde për Klinakun, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se Osmani “po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë”.

Mobi Casa

“Kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde. Po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë”, ka shkruar ai.

Tutje, ka thënë se ata që po mbahen në Hagë po e luftojnë termin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Është turp për shtetin e Kosovës që e toleron këtë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.