United Hospital

Klinaku: Çështja e Luginës të trajtohet me vendosmëri e qëndrueshmëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, është i mendimit se tash kur çështja e Luginës së Preshevës është aktualizuar në dialog me Serbinë, kjo të bëhet me vendosmëri e qëndrueshmëri.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çështja e Luginës është dashur të ishte temë kaherë.

“Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit

Çështja e Kosovës Lindore (Luginë e Preshevës) është dasht gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet. Por veçanërisht pas fillimit të dialogut me Serbinë më 2011 kjo çështje është dasht të shtrohet me forcë. Kjo nuk është bërë dhe domosdo pasojat janë të rënda dhe vështirë të riparueshme.

Mobi Casa

Tri janë pasojat më të mëdha nga heshtja e kësaj çështjeje dhe e bisedimeve vetëm për serbët e veriut, respektivisht vetëm për serbët e Kosovës:

1) Serbia gjatë këtij dialogu ka përcaktuar vijat e veta etnike në Kosovë;
2) Serbët e Kosovës kanë siguruar privilegje të padrejta e në kurriz të shumicës shqiptare, dhe
3) Serbia ka intensifikuar shpërnguljen dhe dëbimin në pjesën veriore të Kosovës dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.

Sidoqoftë, populli thotë më mirë vonë se sa kurrë!

Së paku tani të shtrohet çështja ashtu si duhet e me vendosmëri e qëndrueshmëri”, ka shkruar Klinaku. /Telegrfi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.