Uji Dea

Klinaku: Asociacioni mund të sjellë luftë

/ 1 minutë lexim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka shprehur frikën e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti gjatë një forumi në Austri, ka deklaruar se përkundër kritikave që ka ndaj draftit për asociacion, ai është më i mirë se versionet e vitit 2013 apo 2015

Mobi Casa

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, javën e kaluar ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të enjten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomacia perëndimore, është hartuar duke respektuar Kushtetutën e Kosovës në tërësi.

Ai theksoi se projekt statuti për Asociacionin përmbush të gjitha kriteret e parapara nga Shtetet e Bashkuara rreth funksionimit të tij./Telegrafi/