Fundamenti

Klinaku: Agim Ramadani më tha “kurdo që ke nevojë për ushtarë ma bëj vetëm një telefonatë”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Istref Klinaku ka rrëfyer momente nga takimi dhe bisedat me që i kishin pasur jashtë Kosovës, në përpjekje për ta organizuar luftën kundër Serbisë në Kosovë.

Klinaku tha se me Agim Ramadanin ishte takuar së pari herë në vitin 1997 në Cyrih të Zvicrës, me të cilin kishin biseduar vetëm dhjetë minuta, por jo për organizim ushtarak.

Takimi i dytë ishte zhvilluar në banesën e Xhafer Gashit tash kryetar i Komunës së Obiliqit, ku kishin marrë pjesë edhe 30 deri 40 persona të tjerë e ku ishte diskutuar për luftën dhe organizimin e saj.
Klinaku tregon se ky takim kishte filluar në orën 19 të mbrëmjes dhe kishte mbaruar në mëngjes nga ora tre apo katër.

“Në orën 19 ka filluar diskutimi ka përfundu në orën 3 apo 4 të mëngjesit. Kemi pasur bisedë pothuajse deri në imtësia, për luftën për organizimin, për mundësitë tona. Gati në çdo gjë jemi pajtu me Agimin. Ka qenë fundi i qershorit apo fillimi i korrikut”, tha Klinaku, për RTV Dukagjinit.

Klinaku u shpreh se me Agim Ramadanin ishin pajtuar pothuajse në çdo gjë rreth organizimit të luftës.

Uji Dea

“Një moment mbas dy-tri orësh, nuk më kish ra me bisedu me njerëz e me u pajtu me çdo gjë… Një moment them: ‘Prit pak se nuk më ka parë mua askush kështu, ti po pajtohesh pothuajse në çdo pikë’. Ai më tha, ‘Po i kam lexu të gjitha letrat që i ka publiku LKÇK. Asnjë pikë asnjë presje nuk ua shtoj e nuk ua heqi’. U befasova për të mirë. Thashë, këtu puna qenka e thjeshtë, të dalim tash në hapin tjetër”, u shpreh Klinaku.

Tutje Klinaku tregon se pas këtij diskutimi Agim Ramadani i ka thënë se nga ai moment është i gatshëm t’ia nis luftës, mjafton vetëm një telefonatë.

“Në fund të takimi kur po ecnim, janë çu të gjithë në këmbë, Agim Ramadani, po më duket po e shoh para syve e kam. Tha: ‘Shok prej sot unë jam i gatshëm kurdo që ke nevojë për ushtarak. Vetëm një telefon ma bën dhe unë jam në rregull’. Të tjerët filluan të bënin pak shaka me Agimin, duke thënë shumë shpejt, shaka shoqërore”, tha ai.

Sipas Klinakut, Agim Ramadani ishte përkrahës i flaktë i luftës guerile dhe se thoshte se lufta nuk duhet të ishte frontale.

“Sot 10 mijë euro s’i kqyri me sy vetëm me ditë ku ka qenë ai lokal ku kemi pi kafe në Cyrih. Kam emocione, me shku me pi një kafe. Vetëm kamarieri, unë dhe ai. Ai më mori me makinë. U ulëm në kafiteri… Më tha krejt biseda që ka përfundu në atë natë fjalitë e fundit që i ke thënë ti dhe unë kanë qenë vendimtare kam ardhë me të thënë që jam i gatshëm për të gjitha. Tha bashkarisht të jemi të gatshëm për të gjitha. Me emocione ka përfundu ajo bisedë. Ai ka pranu t’i bashkangjitet LKÇK-së… Nëntë muaj që ka qëndru në Zvicrës, në fund të marsit ‘98 ka ardhë në Tiranë. Çdo fshat të Zvicrës e ka vizitu duke u taku me njerëz për organizim”, tha Klinaku. /Dukagjini/