United Hospital

Klientët shpërthejnë ndaj ETC-së në Gjilan: “Paguajmë qindra euro dhe trajtohemi si barrë në arkë”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pakënaqësitë ndaj ETC në Gjilan po shtohen dita-ditës, ndërsa shumë qytetarë po e cilësojnë si të papranueshme gjendjen në sektorin e pagesave, ku sipas tyre, mungesa e funksionimit të shiritave transportues po u shkakton bezdi dhe trajtim jo dinjitoz klientëve.

Qytetarë të shumtë gjilanas kanë reaguar në rrjetet sociale dhe përmes mesazheve publike, duke u ankuar se në arkat e pagesës shiritat ku vendosen produktet nuk funksionojnë, duke detyruar klientët që vetë t’i bartin dhe t’i afrojnë produktet deri te arkëtarët, pavarësisht faturave të larta që paguajnë çdo ditë.

Sipas konsumatorëve, kjo situatë po vazhdon prej kohësh dhe pavarësisht ankesave të vazhdueshme, menaxhmenti lokal nuk ka ndërmarrë masa konkrete për eliminimin e problemit teknik.

“Është e papranueshme që në një market kaq të madh klienti të detyrohet të bëjë gjithçka vetë në arkë. Paguan qindra euro dhe në fund trajtohesh sikur je barrë për marketin”, ka shkruar një qytetar nga Gjilani.

Hidromorava

Reagimet janë drejtuar edhe ndaj pronarit të ETC-së, Ramiz Kelmendi, nga i cili kërkohet të ndërhyjë drejtpërdrejt dhe të marrë masa ndaj menaxherëve lokalë që, sipas klientëve, kanë injoruar vazhdimisht ankesat.

“Sa promovon pasurinë dhe suksesin e kompanisë, aq duhet të merret edhe me kushtet e klientëve dhe punëtorëve. Kjo nuk mund të quhet më defekt teknik, por neglizhencë e qëllimshme”, thuhet në një tjetër reagim të publikuar nga konsumatorët gjilanas.

Klientët kërkojnë standarde më të mira shërbimi dhe respekt ndaj konsumatorit, duke theksuar se marketet e mëdha nuk duhet të funksionojnë me improvizime që rëndojnë përvojën e blerjes dhe cenojnë të drejtat bazike të klientëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.