Fundamenti

Klientët e fshehur të ‘moteleve të seksit’

/ 2 minuta lexim

Një industri e cila në Kosovë ka bërë revolucion viteve të fundit është ajo e “moteleve të seksit”, që janë krijuar për t’u mundësuar klientëve marrëdhënie seksuale të rehatshme dhe larg syve të të tjerëve. Ato janë mjaft të vizituara edhe pse nuk mbajnë shënime për klientët, shkruan gazeta “Zeri”.

Futet ngadalë në barnatore. 42-vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në barnatore në mesditë, farmacisti nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet. Zgjatet në raftin e viagrave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak në fshehtësi. Nëse qëllon ndonjë klient në barnatore ai pret derisa të shkojë e askush të mos e kuptojë se çfarë ilaçi i duhet. “Këto t’i ngrehin flokët përpjetë…”, i thotë farmacisti dhe qeshet.

Klienti shikon përreth. Sheh vetëm një person të moshës së tij dhe nuk heziton të flasë. “Edhe ai mjaltë ishte i mirë. Por nuk vjen me këto…”, thotë burri shtatmesëm e fytyrë rrumbullake.

Megjithëse dëshiron të tregojë se nuk dorëzohet edhe kur mbetet pa ilaç. “Vetëm aroma e ‘dushkut’ mjafton shpesh. Por këto po të plotësojnë 100 për qind…”, thotë ai dhe qeshet në zë.

Uji Dea

Përjashta e pret një veturë luksoze me xhama të errët. Brenda saj duket vetëm hija e një femre që pret të dashurin e saj.

Pauzën në motel

Burri që punon në një institucion shtetëror shpesh kohën e pauzës së tij e kalon me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh. “E kemi gjetur një vend të mirë qatje, rrugës për në Ferizaj…”, thotë në buzëqeshje dhe nuk e ndalon rrëfimin edhe kur i tregojmë se jemi gazetarë dhe se një prononcim i tij do të ishte i mirëseardhur.

“Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash me ta lëshu banesën askush. Ktyneherë ka qenë keq. Baheshim telash duke shku nëpër dosta e studenta”, rrëfen ai.