UBT

Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gëzim Mekuli – Universitetet në Tiranë e Prishtinë nuk janë duke e kryer detyrën dhe misionin e tyre human e shkencor: Mësimdhënësit dhe intelektualët shqiptarë janë futur në kurthin e keq partiak. Në vend të tyre moralin, etikën, vlerat, të kuptuarit e botës dhe shkencën, tanimë, janë duke e kryer klerikët fetarë.Në Norvegji, ku janë ‘vetëm’ 15 universitete, klerikët fetarë nuk kanë mundësi ta grabisin rolin e mësimdhënësve universitarë.

Në Shqipëri janë 14 universitete publike e 37 private. Pra, janë gjithsejtë 53 universitete. Në Kosovë kemi gjithsejtë 33 universitete.

Të nderuar lexues,
Më lejoni ta bëjë një krahasim: Në Norvegji janë gjithsejte 7 universitete shtetërore, si dhe 8 shkolla të larta shkencore, të cilat në gjuhën angleze, kanë të drejtën të quhen vetëm si ‘specialized University Institution’.

FIDANISHTJA

Kosova me 1.9 milion banorë i ka 33 universitete. Shqipëria me 3 milionë banorë i ka 53 universitete. Pra, shqiptarët më të varfrit në Ballkan, me 4.9 milionë banorë i kanë 86 universitete bashkë, ndërsa norvegjezët më të pasurit në botë, me 5.2 banorë i kanë 15 universitete gjithsejtë.

Universitetet në Tiranë e Prishtinë nuk janë duke e kryer detyrën dhe misionin e tyre human e shkencor: Mësimdhënësit dhe intelektualët shqiptarë janë futur në kurthin e keq partiak. Në vend të tyre moralin, etikën, vlerat, të kuptuarit e botës dhe shkencën, tanimë, janë duke e kryer klerikët fetarë.
Në Norvegji, ku janë ‘vetëm’ 15 universitete, klerikët fetarë nuk kanë mundësi ta grabisin rolin e mësimdhënësve universitarë.

Pushtetet e Tiranës dhe të Prishtinës hapen universitete për të fituar vota. E qeveritë norvegjeze hapen universitete për ta përparuar shkencën, artin, kulturën dhe ekonominë kombëtare, e jo partinë, siç bëri Tirana dhe Prishtina. Në mungesë të universiteteve, shqiptarët do të vazhdojnë të mësojnë nga klerikët fetarë.
Shqiptarët nuk kanë shtet. Shteti është vetëm në televizion e në fotografi. Shqiptarë, a e dini se çfarë është shteti?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.