Kledi Kadiu si trajner në Amici

Një nga spektaklet më të ndjekura në Itali është edhe ai dedikuar talentëve me titullin “Amici”. Në profilin e këtij talent-shou në rrjetin social Facebook, krahas profesorëve të muzikës, janë zbuluar edhe trajnerët e baletit.
Befasi për këtë sezon duket të jetë rikthimi i balerinit shqiptar, Kledi Kadiu, i cili mori famë pikërisht nga ky program disa vite më parë. Rikthimi i tij është komentuar pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë mirëpritur balerinin shqiptar si pjesë të këtij programi, transmeton Top-Channel.
“Amici” do të fillojë me 23 nëntor në kanalin televiziv italian Canale 5, ndërsa audicionet janë ende të hapura për talentët.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit do të mirëpriten talentë edhe nga fusha e hip-hopit, grupeve muzikore dhe DJ. /Telegrafi/