Fundamenti

Klaus Gjasula: Do të marr pjesë në grumbullimin e Shqipërisë, Kombëtaren e pret një e ardhme shumë e mirë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futboll, Klaus Gjasula, ka folur Hamburgun dhe ndeshjet e muajit nëntor të Shqipërisë, raporton “Zeri.info”.

Gjasula ka qenë mbrëmë (e diel) në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, ku ndër të tjera tha se Kombëtaren shqiptare e pret një e ardhme shumë e mirë.

“Po, do të vij në Tiranë ditën e martë dhe ndoshta nuk do jem gati për miqësoren me Kosovën, por do të jem në dispozicion të trajnerit për sfidat ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë. Këtu ka një rregull, që kur kthehesh nga një vend tjetër, duhet të futesh dy javë në karantinë, por unë kam rënë dakord me drejtuesit e klubit që të vij edhe me këtë kusht, pasi Kombëtarja ka dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe e mora parasysh që do humb një apo dy ndeshje me Hamburgun”, ka thënë Gjasula.

FIDANISHTJA

Futbollisti i Hamburgut që aktualisht ndodhet në Bundesliga 2, është shprehur se ai me skuadrën e tij synim kryesor kanë ngjitjen në Bundesliga.

“E kemi nisur shumë mirë kampionatin dhe jemi në vendin e parë, pra pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligë. Skuadra është e kompletuar dhe jemi në rrugën e duhur”, potencoi ai. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.