United Hospital

Klaudius Ptolemeu

/ 3 minuta lexim
HW

Poezi nga Demir Krasniqi

Më 23 Korrik , t’ vitit 90 –
Gëzim i madh ka ardhë në jetë !
Në qytetin Aleksandri –
Ka lindë nëna , një djalë gjeni !

Në Egjipt , përtej Egjeu –
Lindi Klaudius Ptolemeu !
Matematicient e astrolog ,
Gjeograf , shkrimtar dhe muzikolog !…

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet –
Pasi që mungojnë shënimet !
Disa thonë se ishte romak ,
Tjerët thonë helen më pak !

Por , nisur nga emri “Ptolemey” –
Nuk mund t’ hulumtojmë ma ndej !
Ai mund të ketë pas prejardhje bardh –
Nga Ptolemenjtë e Aleksandrit t’ Madh !

Ptolemeu shkroi shumë libra ,
Traktate shkencore , studime ma t’ mira !
Shqiptarët e përmendin atë pleq e t’ rinj –
Rreth vitit 130, për Gjeografinë e tij !

Ku Ptolemeu sjell për herë t’ parë n’ Ballkan –
Të dokumentuar emrin “Albanian” !
Me kryeqytet Albanopolis –
Durrës , Tiranë , Krujë , diku në midis !

Emri :”Albania”, rrugëtoi në shumë vena –
U popullarizua nga Anna Kamnena !
Bija e perandorit bizantin Aleks i parë –
Historinë e saj “ Alekseida” e shkroi me ar !

Njerëzit që banonin n’ zonën përtej Durrësit –
E quanin veten : “Arbanez”, te gryka e pusit !
Pastaj në fillim t’ shekullit të -XII –të ,
Normanët n’ pikën e tyre flisnin frëngjisht krejt !

Uji Dea

“Këngët e Rolandit e quajtën “Albania” –
Rajonin nga Durrësi në Vlorë , kah është sot Shqipëria !
Në shekullin e -XIV-të , ata në Greqi që kanë ikë –
E quajtën veten “Arbanitë” , “Arvanitë” !
Në shekullin e -XV-të , n’ Italinë jugore kush ikën prej nesh –
Atdheun e quanin “Arbana” dhe veten “Arbëresh” !
Gjon Buzuku , shkrimtarë i shekullit t’ -XVI-të –
Me “Arbën” i referohej gjithnjë vendit t’ vet !

Madje Gjon Buzuku , ai shembull shkrimtari ,
Ndër popullin shqiptarë , ai ishte i pari ,
Që bukën e nënës nuk e la pa krip –
Që gjuhën e nënës , ai e quajti “Shqip”!

Bota përdorë emrin e vjetër “Albania”,
Për gjuhën që flitet përdorë “Albanian”!
Vendasit mbështetën në fjalën “shqip” , “Shqipëri”
Dhe “Shqiptarë” e quajnë veten plot me krenari !

“Gjeografia” nga Ptolemeu është vepër praktike ,
Ptolemeu është përgjegjës për punimet taktike ,
Për disa nga tekstet e rëndësishme historike ,
Në astronomi dhe të hartës gjeografike !…

“Gjeografia” , udhëzuesi i tij për hartografinë –
Është udhëzues i denjë dhe për mbarë njerëzinë !
Konsiderohet si përpjekja e parë , jo e kotë –
Për krijimin e një harte të vërtetë në botë !

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën –
Mund t’ mos duket si glob modern për gotën !
Ku ne kemi qasje sot , duhet t’i hapim sytë –
Mbetet punë mbresëlënëse për shekullin e –II-të !

Shumë nga teknikat e reja moderne ,
Të hartës që përdorim sot nëpër terrene –
Ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu ,
Në trajtimin e portretit të tij prej atdheu !

Gjilan, më 24.02.2019
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.