ARKATANA

Klasa politike, rrënuesja kryesore e demokracisë

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Shoqëria civile në vend dhe organizmat e ndryshëm ndërkombë- tarë e mbështesin në fushën e këshilldhënies ndërtimin e pluralizmit demokratik në shtetin e ri të Kosovës për fuqizimin e demokracisë brendapartiake, por partitë politike rezistojnë në përqafimin e këtyre parimeve, pasi ato janë të uzurpuara nga grupet e ngushta të interesit, që janë edhe rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

“Edhe pse e kanë gojën plot demokraci, këto parti janë rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës me sundim të ligjit. Ato janë kanceri i këtij shteti. Tek ne shumica e politikanëve janë të këqij, janë të devijuar nga politika, por problematika e krijuar këtu është se interesat e tyre janë të njëjta, e njëra ndër to është: Të jemi të vrazhdë me popullin deri në pikën e fundit”, shprehet analisti Faik Krasniqi.

Shoqëria civile në vend dhe organizmat e ndryshëm ndërkombë- tarë e mbështesin në fushën e këshilldhënies ndërtimin e pluralizmit demokratik në shtetin e ri të Kosovës për fuqizimin e demokracisë brendapartiake, por partitë politike rezistojnë në përqafimin e këtyre parimeve, pasi ato janë të uzurpuara nga grupet e ngushta të interesit, që janë edhe rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Për këto arsye, partitë politike nuk janë të gatshme që të përqafojnë një fuqizim të mirëfilltë të një demokracie brendapartiake. Analistët politikë thonë se këto parti, që përbëjnë aktualisht skenën politike të Kosovës, nuk funksionojnë sipas një parimi demokratik e ligjor, por funksionojnë si klane që i shërbejnë të parit të partisë dhe klaneve klienteliste e oligarkike që i rrethojnë,shkruan gazeta Kosova Sot

Krasniqi: Partitë tona funksionojnë sikurse familjet e famshme mafioze

Duke mos pasur pluralizëm politik të mendimit demokratik brendapartiak, nuk mund të kemi as shtet demokratik, ngase këto parti politike jo vetëm që nuk kanë dhënë dhe nuk po japin asnjë kontribut për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, por nga babëzia vetëm e kanë zhvatur e plaçkitur shtetin në vazhdimësi, vetëm për përfitim të klienetave të tyre të servile përballë autoritetit vendimmarrës të liderit me klanin e tij. Politologu Faik Krasniqi thotë se demokracia nuk ekziston tek asnjë subjekt politik në Kosovë, se ajo në deklarimet publike është vetëm farsë e konsumit për opinion, derisa në praktikë nuk funksionin tek asnjë subjekt politik. “Edhe pse e kanë gojën plot demokraci, këto parti janë rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës me sundim të ligjit.Ato janë kanceri i këtij shteti. Tek ne shumica e politikanëve janë të këqij, janë të devijuar nga politika, por problematika e krijuar këtu është se interesat e tyre janë të njëjta, e njëra ndër to është: Të jemi të vrazhdë me popullin deri në pikën e fundit. Ta zhvillojmë biznesin (kontrabandën) edhe më shumë. Të vjedhim aq sa nuk kemi ku t’i lëmë paratë. Të rrisim përqindjen e korrupsionit. Të rrisim përqindjen e varfërisë dhe gjithë ato lekë të vijnë tek ne, do të thotë tek politikanët. Të bëjmë krime në mënyrë të pamëshirshme”, shprehet Krasniqi. Ai shton tutje se partitë tona politike funksionojnë sikurse familjet e famshme mafioze italiane. Sipas tij, vetëm një gjë i dallon partitë politike kosovare me këto familje mafioze të shtresës kriminale italiane. “Këta janë të veshur me petkun e politikanit dhe janë vetë në krye të mafisë në Kosovë. Udhëheqin çdo gjë. Kanë edhe arrën, edhe çekiçin”, ka pohuar politologu Faik Krasniqi.

Fundamenti

Spahiu: Klasa politike po e humb besimin e qytetarëve

Profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, konstaton se për pasojë të mungesës së demokracisë brendapartiake, fuqizimit të mendimit të lirë dhe ngritjes së liderit mbi të gjithë, po vjen edhe deri te abstenimi i madh i qytetarëve në zgjedhje, si shenjë e humbjes së besimit në këtë klasë politike. “Mendoj se klasa politike e Kosovës ka kohë që e ka humbur besimin e qytetarëve, me vetë faktin se në zgjedhje asnjëherë pjesëmarrja nuk po e kalon 50%. Ky fakt edhe e ka bërë klasën politike më të papërgjegjshme. A është mospjesë- marrja e qytetarëve në zgjedhje pasojë e papërgjegjshmërisë së klasës politike apo papërgjegjshmëria e klasës politike, pasojë e mosdaljes së shumicës së qytetarëve në zgjedhje, është çështje që meriton vëmendje”, thotë Spahiu. Edhe analisti Albrim Badallaj thotë se në kontinuitetin e vazhdueshëm, partitë politike tek ne, në platformat e tyre, të cilat më shumë ishin formale sesa reale dhe të cilat pothuajse asnjëherë nuk u zbatuan, nuk kishin në shënjestër të tyre përmirësimin e gjendjes ekonomike për të varfrit, por për pasurimin e të pangopurve të pasur. “Që nga privatizimet e egra dhe projektet e realizuara me çmime të fryra, e deri tek shfrytëzimi i mekanizmave ligjorë sipas kritereve për përfitime, e lënduan së tepërmi demokracinë në vend, dhe e gjitha kjo u reflektua edhe në moszhvillim ekonomik, dhe gjendje të palakmueshme sociale. Pa dyshim që tek këto zhvillime ka ndikuar edhe mungesa e demokracisë së brendshme partiake, duke dhënë leksione që realisht si nuk duhet të qeveriset një vend, leksione të cilave nuk u përmbahen vetë partitë politike”, u shpreh Badallaj për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se kontributin më të madh që e ka dhënë në përgjithësi skena politike, ka qenë ai i pasurimit të mëtejmë i shtresës së pasur dhe faktorizimi e fuqizimi i plutokracisë mbi ligjin. “Derisa nuk ka një ligj të punës edhe për sektorin privat, punësime në bazë të meritokracisë dhe fitim të tenderëve në bazë të kritereve, atëherë nuk do të kemi edhe demokraci brendapartiake, për arsye se anëtarët e partive nuk e kanë të garantuar as bukën e gojës, nëse u kundërvihen parimeve të imponuara të lidershipit, qoftë edhe për arsye parimore. Të gjitha këto të meta që i ka në përgjithësi sistemi që funksionon tek ne, mund t’i neutralizojë vetëm një drejtësi e pavarur dhe e pandikuar, ku për zot të sajin do ta ketë vetëm ligjin dhe Kushtetutën, e asgjë më tepër”, u shpreh Badallaj. Mirëpo, sipas Badallajt, për të përcaktuar një kufi të tillë, akoma mungon edhe vullneti qytetar, sepse ka raste kur qytetarët e thjeshtë edhe vetë gëzohen, kur arrijnë të bëjnë një devijim më të thjeshtë me shkelje ligji dhe bëhen pjesë e hajnisë së madhe politike.

“Gëzohen se po mund të vjedhin energjinë elektrike, përmes manipulimeve në vlera dhjetëshe, ndërsa ky varg arrin deri në instancat më të larta në vlera milionëshe. Kjo tregon edhe nivelin e vetëdijes së qytetarëve, e cila nuk ngrihet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, arsimit të degraduar dhe ndikimit të politikës në jetën e përditshme”, ka pohuar Badallaj. Sipas tij, sado më e varfër që kjo shoqëri të mbetet shpirtërisht dhe ekonomikisht, aq më gjatë do të jetojë edhe sistemi plutokrat. “Arsye se pse tek vendet e zhvilluara, qytetarët kërkojnë përgjegjësi prej shtetit për çdo veprim, qëndron në atë se ka kohë që e kanë kaluar barrën se si do të ngopen dhe tani kanë kohë që të mendojnë edhe për komunitetin dhe për të drejtat e tyre”, thotë Badallaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.