FIDANISHTJA

Klasa politike, rrënuesja kryesore e demokracisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shoqëria civile në vend dhe organizmat e ndryshëm ndërkombë- tarë e mbështesin në fushën e këshilldhënies ndërtimin e pluralizmit demokratik në shtetin e ri të Kosovës për fuqizimin e demokracisë brendapartiake, por partitë politike rezistojnë në përqafimin e këtyre parimeve, pasi ato janë të uzurpuara nga grupet e ngushta të interesit, që janë edhe rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Badallaj: Qytetarët kërkojnë përgjegjësi prej shtetit për çdo veprim

“Edhe pse e kanë gojën plot demokraci, këto parti janë rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës me sundim të ligjit. Ato janë kanceri i këtij shteti. Tek ne shumica e politikanëve janë të këqij, janë të devijuar nga politika, por problematika e krijuar këtu është se interesat e tyre janë të njëjta, e njëra ndër to është: Të jemi të vrazhdë me popullin deri në pikën e fundit”, shprehet analisti Faik Krasniqi.

Uji Dea

Shoqëria civile në vend dhe organizmat e ndryshëm ndërkombë- tarë e mbështesin në fushën e këshilldhënies ndërtimin e pluralizmit demokratik në shtetin e ri të Kosovës për fuqizimin e demokracisë brendapartiake, por partitë politike rezistojnë në përqafimin e këtyre parimeve, pasi ato janë të uzurpuara nga grupet e ngushta të interesit, që janë edhe rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Për këto arsye, partitë politike nuk janë të gatshme që të përqafojnë një fuqizim të mirëfilltë të një demokracie brendapartiake. Analistët politikë thonë se këto parti, që përbëjnë aktualisht skenën politike të Kosovës, nuk funksionojnë sipas një parimi demokratik e ligjor, por funksionojnë si klane që i shërbejnë të parit të partisë dhe klaneve klienteliste e oligarkike që i rrethojnë,shkruan gazeta Kosova Sot

Krasniqi: Partitë tona funksionojnë sikurse familjet e famshme mafioze

Duke mos pasur pluralizëm politik të mendimit demokratik brendapartiak, nuk mund të kemi as shtet demokratik, ngase këto parti politike jo vetëm që nuk kanë dhënë dhe nuk po japin asnjë kontribut për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, por nga babëzia vetëm e kanë zhvatur e plaçkitur shtetin në vazhdimësi, vetëm për përfitim të klienetave të tyre të servile përballë autoritetit vendimmarrës të liderit me klanin e tij. Politologu Faik Krasniqi thotë se demokracia nuk ekziston tek asnjë subjekt politik në Kosovë, se ajo në deklarimet publike është vetëm farsë e konsumit për opinion, derisa në praktikë nuk funksionin tek asnjë subjekt politik. “Edhe pse e kanë gojën plot demokraci, këto parti janë rrënueset kryesore të demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe kundër shtetit të së drejtës me sundim të ligjit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.