ARKATANA

Klasa politike, në shërbim të klaneve kriminale dhe nëntokës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Rasti i pamundësisë së nxjerrjes së rezolutave të planifikuara për dialogun me Serbinë tregon se sikurse partitë e koalicionit qeverisës, ashtu edhe ato të opozitës, i kanë interesat tyre partiake para interesit të përgjithshëm të vendit. Të vetmin gabim që bëjnë qytetarë e Kosovës është vrapi i tyre pas të njëjtave parti politike dhe pas të njëjtëve politikanë, që i mashtruan me premtime të kota”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Ymret Reshiti.

Nuk ka asnjë dyshim se qytetarët e vendit kanë rënë në depresion të thellë, pasi që janë bindur se të gjitha partitë politike, në fakt po financohen nga krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar si në nivelin qendror dhe atë lokal? Andaj, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova realisht është në duart e mafisë së egër, ndërkaq që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa me larg Kosovës, duke pritur me padurim liberalizimin e vizave për të ikur.

Reshiti: Partitë politike nuk e mbrojnë interesin e shtetit dhe qytetarit
Analisti politik Ymret Reshiti, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se zhvillimet e fundit flasin shumë për mosgatishmërinë e partive politike për të qenë bashkë në mbrojtje të interesit të shtetit dhe qytetarëve. “Rasti i pamundësisë së nxjerrjes së rezolutave të planifikuara për dialogun me Serbinë tregon se sikurse partitë e koalicionit qeverisës, ashtu edhe ato të opozitës, i kanë interesat tyre partiake para interesit të përgjithshëm të vendit. Të vetmin gabim që bëjnë qytetarë e Kosovës është vrapi i tyre pas të njëjtave parti politike dhe pas të njëjtëve politikanë që i mashtruan me premtime të kota”, është shprehur analisti Reshiti.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për ta ndryshuar udhëheqjen politike të vendit dhe kjo arrihet vetëm duke ndryshuar qytetarët veten e tyre.

Analisti politik Arsim Haziri për gazetën “Kosova Sot” thotë se Kosova sundohet nga autoritarizmi dhe kjo nxit qytetarët të largohen sa më shpejt nga ky vend. Haziri thekson se ndryshimi në favor të shoqërisë sërish mbetet në dorën e qytetarëve.

ARKATANA

Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot” thotë se në të gjitha pushtetet politike në Kosovë institucionet janë të zaptuara nga partitë politike dhe nga mafio-oligarkia e nëntokës. “Partitë e shumta politike me udhëheqësit e tyre edhe kur e morën pushtetin nuk ia dorëzuan pushtetet që u takonin qytetarëve. Liria madje u interpretua si një atribut intelektual që e kanë udhëheqësit e ndriçuar atje lart, ndërsa qytetarët poshtë mund ta përdorin lirinë vetëm si një lodër nëpër rrugë, kafene apo shtëpi nëpërmjet së cilës mund të fryjnë e shfryjnë çdo pasion të mundshëm duke sharë e lëvduar kë të duan e mund të ankohen pa pushim ku e si të duan, sepse në faktin ase askush nuk i dëgjon”, është shprehur ai.

Qytetarët: Nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar
Qytetarët e vendit janë të zhgënjyer me lidershipin tonë të pasluftës që e kanë drejtuar vendin. Së këndejmi, qytetarët po thonë se kanë rënë në depresion të thellë, pasi që janë bindur se të gjitha partitë politike, në fakt po financohen nga krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës dhe se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar, si në nivelin qendror dhe në atë lokal.

Qytetari nga Prishtina, Besim Berisha, theksoi për “Kosova Sot” se është krejt normale se qytetarëve tanë u ka humbur shpresa në spektrin politik e tashmë politik të pasluftës, ngase ata po e shohin se të gjitha partitë politike janë këmbë e krye troç të lidhura bashkë me grupet mafioze të bizneseve dhe nëntokës kriminale.

Ai thotë se me politikat e tashme jemi kthyer për 20 vjet mbrapa. Edhe qytetari tjetër nga Prishtina, Nijazi Berisha, për gazetën “Kosova Sot” thotë se nuk ka besim në asnjërën nga partitë politike aktuale në skenë politike të Kosovës, sepse të gjithë janë të lidhur në krim të organizuar dhe në korrupsion, duke filluar që nga më i madhi i shtetit e deri tek pushtetarët tanë më të vegjël.”Kosova ka nevojë për një klasë të re politike, mirëpo e keqja është se edhe ata të rinj që po vijnë në pushtet me të ulur në fotele po përlyhen menjëherë dhe po fillojnë me hajnitë sikurse pushtetarët e vjetër”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.