Eko Higjiena

Klani ‘Pronto’ i përfshirë në ryshfete milionëshe, në dhënie licencash

/ 3 minuta lexim
HW

Përfaqësues të opozitës dhe njohësve të kësaj fushe shprehen se që nga pavarësimi i vendit, më 2008, e deri më sot, në Kosovë është shumë e vështirë të merret licencë pune për kompanitë që konkurrojnë në fushën e sigurimeve.

Hoti: Dyshohet se oligarkët e lidhur me pushtetarët kanë hise në disa kompani të sigurimeve

Përfaqësues të opozitës dhe njohësve të kësaj fushe shprehen se që nga pavarësimi i vendit, më 2008, e deri më sot, në Kosovë është shumë e vështirë të merret licencë pune për kompanitë që konkurrojnë në fushën e sigurimeve. Sipas tyre, për të marrë një leje pune duhet që doemos të jesh pjesë e klanit “Pronto”.

Ata shprehen se kjo është edhe arsyeja kryesore se pse në BQK po delegohen njerëzit e politikës, të cilët pastaj në mënyrë të kontrolluar i shpërblejnë me licenca pune të kësaj fushe njerëzit e afërt me këtë klan, qoftë si familjar, por edhe si donator i tyre. Theksojnë se BQK-ja është e kapur nga politika dhe leje pune mund të marrin vetëm ato kompani që janë të afërta me pushtetin aktual. Ekspertët e ekonomisë thonë se janë në dijeni se ka pasur raste kur për një licencë pune në fushën e sigurimeve dhe bankave shumë bizneseve u janë kërkuar mitë dhe ryshfet, që shkojnë në shuma deri në 1 milion euro. Por, këto akuza i kanë mohuar zyrtarët e BQK-së, duke i cilësuar si të paargumentuara, shkruan gazeta Kosova Sot.

Hidromorava

Ngarkesa të mëdha për qytetarët

Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, ndryshe ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” se që nga themelimi i Bankës Qendrore të Kosovës funksionimi i saj ka qenë i kontrolluar nga politika. “Këtë kontroll fillimisht e ka zbatuar UNMIK-u (së bashku me autoritetet vendore), ndërkaq, pas pavarësimit, më 2008, kontrollin e kanë bërë strukturat politike të pushtetit”.

Ai u shpreh se për të ruajtur pozitat oligopoliste të bankave komerciale, që mbi 90 për qind janë me kapital të jashtëm, BQK-ja është ndikuar nga pushteti politik.”Këto politika kanë ndikuar që BQK-ja të jetë dorë-shtrënguese në lëshimin e licencave”. Kastrati tutje ka shtuar:”Ajo çka është edhe më keq, çdo licencë e lëshuar është shoqëruar me qindra-mijëra euro ryshfet. Ryshfeti sillej deri në një milion për një licencë, varësisht se a ka qenë në pyetje licencimi i bankave komerciale, apo kompanive të sigurimit”. Kastrati shprehet se edhe pse dëgjojmë lëvdata për sistemin e shëndetshëm të bankave komerciale, me politikat e tyre kredituese e kanë ngarkuar ekonominë, me periudhën grejs, kamata të larta, taksa të mëdha për shërbimet e kryera./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.