Eko Higjiena

Klani “Pronto” dirigjon drejtësinë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ashtu sikurse edhe në çdo fushë tjetër, edhe në drejtësinë kosovare pothuajse ka dështuar plotësisht meritokracia, ngase tani për tani aty kryesisht dominojnë dhe sundojnë trafikantët e përfolur të drejtësisë, dhe jo njerëzit e merituar dhe të kualifikuar.

Kuadrot e afta ngecin pa mbështetjen e oligarkëve.

“Në sistemin e drejtësisë kanë zënë vend ata që janë të ndikuar apo të ndërlidhur me politikën, duke shkelur kështu çdo normë si dhe në etikën profesionale, etj., derisa në anën tjetër janë po ashtu mjaft juristë të diplomuar për çdo vit e që numri i tyre është i madh, dhe të njëjtët janë të përgatitur, por që s’mund të jenë brenda sistemit juridik të vendit, përfshirë atë prokurorial e gjyqësor, dhe kjo për arsyen se ata janë jashtë politikës”, theksoi analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot

Ashtu sikurse edhe në çdo fushë tjetër, edhe në drejtësinë kosovare pothuajse ka dështuar plotësisht meritokracia, ngase tani për tani aty kryesisht dominojnë dhe sundojnë trafikantët e përfolur të drejtësisë, dhe jo njerëzit e merituar dhe të kualifikuar.

Ka përplot të tillë, por që atyre nuk u jepet mundësia për të qenë pjesë e sistemit juridik të vendit, ngase nuk i takojnë dhe nuk i shkojnë për shtati interesave të politikës. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe. Ndaj, është shtruar edhe çështja se çfarë po ndodh me juristët e shumtë dhe të dalluar, e të zotë, që diplomojnë për çdo vit dhe të cilët nuk munden assesi që të jenë brenda sistemit prokurorial e gjyqësor.

UBT

Analistët dyshojnë se të njëjtët po lihen jashtë sistemit nga klientelat e ndryshme trafikante që kanë zënë rrënjë në gjyqësor e prokurori, e që njësoj si kudo tjetër nuk lejojnë njerëzit që janë jashtë politikës të bëhen pjesë e këtij sistemi. Së këndejmi, është ngritur edhe pyetja se kur do të ketë një reformë rrënjësore nga e para në drejtësi dhe diferencim e largim të atyre gjykatësve e prokurorëve që dyshohet se janë aty vetëm për t’i mbrojtur zyrtarët e korruptuar brenda e jashtë sistemit!?.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se aty ku interferon politika nuk mund të ketë zgjedhje dhe vendosje në ato vende sipas meritokracisë, e sidomos në sistemin e drejtësisë ka dështuar drastikisht zgjedhja dhe vendosja e njerëzve meritorë.

Trafikantët e drejtësisë Sipas Kelmendit, në drejtësi kryesisht janë vendosur njerëzit e politikës, derisa kështu ata trafikojnë drejtësinë. ” Pra, politika i ka vendosur njerëzit e vet në sistemin e drejtësisë, me të vetmin qëllim që t’i ketë nën kontroll për mbrojtjen e interesave të veta, gjersa kështu ka ndërhyrë në drejtësi duke e kontrolluar atë, apo duke ndikuar në shume raste të vendimeve dhe ndarjes së drejtë- sisë”, u shpreh ai. “Andaj, kësisoj në sistemin e drejtësisë kanë zënë vend ata që janë të ndikuar apo të ndërlidhur me politikën, duke shkelur kështu çdo normë si dhe në etikën profesionale, etj., derisa në anën tjetër janë po ashtu mjaft juristë të diplomuar për çdo vit e që numri i tyre është i madh, dhe të njëjtët janë të përgatitur, por që s’mund të jenë brenda sistemit juridik të vendit, përfshirë atë prokurorial e gjyqësor, dhe kjo për arsyen se ata janë jashtë politikës”, theksoi Kelmendi.

Sipas tij, këta mbase do të ishin e ardhmja e sistemit të drejtësisë. “Por, nuk mund të vijnë në shprehje pa u bërë ndonjë reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë, duke hequr nga aty ata gjyqtarë e prokurorë të papërgjegjshëm, të korruptuar e të inkriminuar dhe abuzues të drejtë- sisë, dhe vendosjen e shumë të tjerëve në ato pozita që kanë formimin profesional, e që janë në shërbim të obligimeve ligjore dhe etikës profesionale dhe jashtë të gjitha ndikimeve si të politikës, apo edhe të tjerave”, është shprehur analisti Naim Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.