Hidromorava

Klani familjar shqiptar që abuzoi 50 femra kosovare në Gjermani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Berlin – Është kapur në Gjermani një rrjet i madh trafikantësh kosovarë që kanë bërë tregti me qenie njerëzore. Me këtë rast, në 14 bastisje të kryera janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Gjermanisë 22 persona (mes tyre edhe katër femra), të dyshuar për trafikim të femrave nga Kosova në Gjermani.

Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Te të arrestuarit bëhet fjalë për një klan familjar nga Kosova, i cili ka trafikuar 50 femra kosovare, duke i futur ato ilegalisht në Gjermani dhe duke i shitur më tutje si skllave. Veç kësaj, vajzat thuhet t`i jenë nënshtruar keqtrajtimit të shumëfishtë seksual.

FIDANISHTJA

Bastisjet dhe arrestimet janë bërë në Baden Würtemberg, gjegjësisht në qytetet Konstancë, Shtutgart, Heidelberg dhe Esslingen, njoftuan mediet gjermane.

Femrat e trafikuara janë sjellë në Gjermani përmes Italisë e Francës dhe një pjesë e tyre janë transportuar më tutje për në shtetet e Skandinavisë, transmeton Albinfo.

Qysh në vitin 2011 autoritetet kishin zbuluar një vajzë 15 vjeçe në qytetin Konstancë, e cila me rrëfimin e saj kishte hedhur dritë mbi trajtimin e pashpirt që klani i përmendur i bënte vajzave të trafikuara. Duke shfrytëzuar mjerimin e tyre dhe mungesën e lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e huaj, trafikantët i kanë shfrytëzuar ato për punë shtëpie pa kompensim material dhe i kanë keqtrajtuar seksualisht ose i kanë shitur te padronët tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.