Eko Higjiena

Klanet kriminale sundojnë edhe Kosovën

/ 12 minuta lexim
FIDANISHTJA

“U bëj apel Policisë së Kosovës, institucioneve shtetërore dhe qeverisë ‘Haradinaj’ që mos të flenë, por lë të zgjohen nga gjumi njëherë e përgjithmonë. Mos t’i mbyllin sytë para krimeve që po bëjnë klani i VV-së në bashkëpunim me korporatën DEVOLLI, por le të marrin masa”, deklaroi eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci.

DEKLARATA E AMBASASADORIT AMERIKAN DONALD LU, AKTUALE EDHE PËR VENDIN TONË

Oligarkia kriminale i ka nënshtruar politikën dhe drejtësinë

“U bëj apel Policisë së Kosovës, institucioneve shtetërore dhe qeverisë ‘Haradinaj’ që mos të flenë, por lë të zgjohen nga gjumi njëherë e përgjithmonë. Mos t’i mbyllin sytë para krimeve që po bëjnë klani i VV-së në bashkëpunim me korporatën DEVOLLI, por le të marrin masa”, deklaroi eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se këto ditë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, me të drejtë kritikoi ashpër udhëheqësit politikë dhe paaftësinë e institucioneve të shtetit shqiptar, që nuk po i luftojnë një- mend krimin dhe figurat kryesore të krimit të organizuar në Shqipëri.

Lu deklaroi i pari se në Shqipëri ka 4 klane kriminale, në përbërjen e të cilëve janë 20 familje shqiptare, në vend se këtë ta thoshin Shteti shqiptar, gjyqë- sori dhe Prokuroria shqiptare. Ai, duke parë se këtë nuk e bënte askush, shfrytëzoi ceremoninë e 20-vjetorit të shkollës së magjistraturës në Tiranë për të bërë publike këtë të vërtetë të hidhur, duke drejtuar akuza të forta edhe kundër sistemit joefektiv të drejtësisë. Por, sipas tyre, fatkeqë- sisht e keqja nuk përfundon me kaq, as nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, dhe mjerimi bëhet edhe më i madh kur kihet parasysh fakti se situatë e ngjashme dhe pothuajse identike ndodhet edhe në Kosovë, e ndoshta edhe më gjerë në trojet shqiptare. Ata thonë se përkundër faktit se Prokuroria Speciale, edhe pse i di të gjitha këto, vetëm ul kokën dhe hesht. Ndaj kanë shtuar edhe çështjen se pse drejtuesit e krimit në Kosovë, KLANET KRIMINALE, që janë disa familje (përgjimet ‘Pronto’ dëshmuan një pjesë të këtij grupi kriminal dhe vëllezërve Devolli) që bënë miliardat përmes krimit të organizuar bashkë me politikanë të nivelit të lartë në klanin ‘Pronto’, pastaj klanin e Shpend Ahmetit (klani ‘Pronto’ i VV-së dhe duke shëtitur me jahtet e Devollëve që janë pjesë e klanit të madh ‘Pronto’), si dhe disa klane të tjera të lidhura me nëntokën, deri më sot nuk arrestohen, nuk hetohen dhe nuk ndiqen penalisht!? Për këtë dhe atë se pse a është sinjal i qartë për qeverinë “Haradinaj” porosia nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ku kërkohet fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe sundimi i ligjit e çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend dhe kur do të guxojnë prokurorët dhe policët tanë dhe ekspertët e krimit financiar të hapin raste të rënda të krimit të organizuar dhe t’i vënë prapa grilave mafiozët e klaneve dhe familjeve mafioze, të cilat e shkatërruan dhe po e shkatërrojnë Republikën e Kosovës, flet shkrimi në vijim.

KOSOVËS I DUHET NJË AMBASADOR SI DONALD LU

Analisti Gani Qarri thotë se këto ditë ambasadori amerikan, Donald Lu, me të drejtë kritikoi ashpër udhëheqësit politikë dhe paaftësinë e institucioneve të shtetit shqiptar, që nuk po e luftojnë njëmend krimin dhe figurat kryesore të krimit të organizuar në Shqipëri. ” Ambasadori Lu, në mënyrë që krimi të luftohet nga koka, kërkoi me këmbëngulje që të bëhet arrestimi i menjëhershëm i “peshqve të mëdhenj” për shpëtimin e Shqipërisë nga krimi i organizuar, grupet e inkriminuara në të dhe ndalimin e menjëhershëm të pastrimit të parave të pista atje”, u shpreh ai. “Edhe pse që nga shpallja e Pavarësisë, madje edhe më herët, Kosova kishte praninë e përfaqësuesve të SHBA-së, ajo kurrë nuk pati fatin të ketë një ambasador si Donald Lu, i cili i vetëm dhe që nga ardhja në Tiranë, qëndron në ballë të luftës për luftimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Gjendja në të dy shtetet shqiptare ka shkuar deri aty, saqë tashmë nuk po arrijnë ta kuptojnë si banorët vendorë, as miqtë ndërkombëtarë, se vërtet shqiptarët nuk po kanë forcë, apo njëmendë udhëheqësit e tyre kanë prirje për koketim me kriminelët dhe realisht nuk po duan që ta luftojnë vetë krimin e organizuar”, potencoi ai. “Kësaj duhet shtuar edhe fakti se disa gazeta dhe portale në Kosovë, sponsorizohen direkt nga krimi, e disa tjera censurojnë faktet dhe të vërtetën, shkaku i donacioneve që ato marrin nga oligarkët mafiozë në vend, ndaj të pakta janë mediat e njëmendta si “Kosova Sot” që denoncojnë hapur dhe bëjnë përpjekje të pareshtura ta luftojnë sa më tepër krimin e organizuar, e cila nuk lejoi kurrë që t’i mbyllet goja me para të pista, as devijoi nga e vërteta. Megjithëse që të gjithë dihen me emër e mbiemër, disa të mësuar edhe nga përgjimet e misionit “Pronto” që nxori publikisht një pjesë jo të vogël të këtij grupi kriminal të lidhur ngushtë me shefat e oligarkisë mafioze të vëllezërve Devolli, të cilët falë lidhjes me politikanë të njohur dhe udhëheqës të lartë shtetërorë, nga biçiklistë të thjeshtë, u ngritën në “baronët” më të mëdhenj të Kosovës, grabitën në mënyrë mafioze pasuri dhe para në shuma miliardëshe, ata nuk i nget askush. Madje, as që guxon t’i ngasë kush, sepse krimin e organizuar, që nga fillimi, ata e zhvillojnë në ortakëri me politikanët e nivelit më të lartë në vend dhe personalitetet kryesore nga klani ‘Pronto’ e klanet tjera të lidhura ngushtë me nëntokën, deri te Shpend Ahmeti me shokë, të cilët kohën e lirë e kalojnë duke u argëtuar e shëtitur fshehurazi me jahtet e Devollëve në bregdetet e vendeve fqinje”, u shpreh Qarri.

SHTRIRJA E KLANEVE MAFIOZ

Hidromorava

Analisti Reshat Badallaj- Zhuriani ka veçuar se Shqipëria është dhe ishte në dorën e grupeve mafioze që përbënin tamam disa familje që kishin marrë yrnek familjet e Nostras dhe Al kaponës e Al Pacinos, që zotëronin dhe kontrollonin Italinë, derisa siç tha këtë e vërtetoi disa herë me gojën e tyre edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, z. Lu. “Mjerisht ky fenomen i zi ka përfshirë edhe Kosovën, bile edhe më keq. Grupet e kanaleve të nëntokës kriminale të mbështetur nga majat e larta të shtetit, bandat dhe banditët të udhëhequr nga kryebanditët e tyre bënë kërdi në Kosovë. Blenë me para të pista sistemin gjyqësor për t´i pasur duart e lira për këtë të organizuar krimin në Kosovë”, u shpreh ai. “Krimi kundër shtetit të Kosovës veproi nga oligarkët bile duke organizuar në mënyrën më perfekte dhe nuk guxuan kurrë të hapin gojën dhe të bëjnë me gisht drejt banditëve të kanaleve të nëntokës që kishin lëshuar rrjetin jo vetëm në atë qendror, por edhe lokal. Por për të vepruar edhe më lirë këta deshën t´ia mbyllin gojën edhe gazetës më të lexuar në gjuhën shqipe në Ballkan, që quhet gazeta “Kosova Sot”, sepse gazetarët dhe stafi i saj ishte vërë në mbështetje të popullit dhe kundërshtonte dhe zbulonte çdo gjë nga këta kriminel të nëntokës që bëhej në dëm të shtetit, Kushtetutës dhe qytetarëve të saj… Prokuroria e shitur i di të gjitha hajnitë dhe dëmtimin e shtetit si në vjedhje buxheti, si në krim të organizuar nga klubi i VV-së, të udhëhequr nga Shpend Ahmeti bashkë me këlyshët tjerë aty rrotull. Krimi i organizuar kundër shtetit nga kriminelët dhe banditët e kanaleve të nëntokës veprojnë hapur dhe nuk do të thosha para syve të prokurorisë po do të thosha bashkërisht me prokurorinë, sepse për njerëzit normalë, që kanë dy mend në kokë, është e qartë se janë në të njëjtën valle të hajnisë dhe se s´ka rrugë dhe përgjigje tjetër, por të shpresojmë se ky grup banditësh së shpejti do të arrestohet, kjo do të jetë fitore dhe për të mirën e vendit”, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Reshat Badallaj-Zhuriani.

Krimi lëshoi thellë rrënjët

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se çështja e krimit të organizuar është një dukuri e të gjitha vendeve, por, sipas tij, ky si fenomen negativ dhe prapaveprues është dominant në vendet në tranzicion, sepse aty siç tha kemi situatë shumë të favorshme për një krim ordiner dhe të niveleve më të larta të shtetit dhe të mafisë ekonomike. ” Në Tiranë dëgjuam ambasadorin Lu duke e lidhur krimin e organizuar me 4 familje të tipit mafioz të Al Kaponës, që veprojnë dhe kanë pushtetin, ekonominë dhe financat në duart e tyre, deri edhe krimin me substanca narkotike, me prostitucion dhe me armë, që shteti shqiptar u shqua kryesisht në heqjen e embargos ndaj Serbisë, serbëve të Bosnjës dhe Malit të Zi. Sigurisht se ambasadori Lu i ka këto të dhëna. I njëjti organizim, sikundër ka theksuar gazeta ‘Kosova Sot’, shumë herë është edhe në Kosovë”, u shpreh ai. “Ne i kemi disa grupe mafioze në ekonomi, si ‘Devolli’, ETC, etj., që e kanë tërë ekonominë e Kosovës nën kontroll. Po këto subjekte mafioze pa qenë të lidhura me grupet mafioze politike të subjekteve politike që janë në pushtet qendror dhe në atë lokal kurrë nuk mund të ekzistojnë. Grupeve të tilla iu nevojitet mbrojtja politike dhe gjyqësore, e prandaj kemi politikë të tillë, prokurori dhe gjykata të korruptuara, gjë që ka bërë që të kemi mendim se i tërë sistemi është korruptiv, në kohën kur nuk është ashtu. Në këtë anë ka lidhje krimi midis grupeve të tilla me politikë dhe gjyqësor. Ai është futur thellë në jetën e vendit. Tash kemi çrregullim total, i cili pa masa të thella nuk mund të reformohet”, u shpreh profesori universitar, Muhamet Kelmendi. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të vëllezërve Devolli, si gjithmonë, ata nuk kanë kthyer përgjigje për çështjet e shtruara.

DREJTËSIA – E BASHKUAR ME KRIMIN

Analisti Faton Mehmeti mendon se Ambasadori Lu është mik i madh i popullit shqiptar dhe shpeshherë me deklarata të tija ka dalë përtej rolit të ambasadorit, duke goditur keq klasën politike të inkriminuar në krim. Sipas tij, tanimë është sekret publik që Kosova dhe Shqipëria udhëhiqen nga familje të mëdha kriminale, të cilat edhe pse nuk kanë zyrtarisht pushtet faktikisht udhëheqin kombin shqiptar në të dyja anët e kufirit. “Krimi dhe bandat e lidhura me krimin janë alfa dhe omega e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Katandisja e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë është në skaj të saj, pasi prokurorët dhe gjykatësit janë një me krimin. Kriminelët e kanë kuptuar se duke korruptuar sistemin e drejtësisë do të vendosin përjetësinë e krimit. Krimi po rri këmbëkryq në mes të Kosovës, e përkrahur nga politikanët. Në mungesë të drejtësisë mafiozët janë të lirë, ata askush nuk guxon t’i prekë. Ndër familjet më në zë është ajo e Devollëve, të cilët kanë kapur të gjithë politikanët. Dyshohet se bëjnë shpëlarje të parave përmes fabrikave fantome, duke u ikur të gjitha detyrimeve ndaj shtetit dhe kështu duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve të vendit”, është shprehur ai. “Kosova dhe Shqipëria nuk do të bëhen asnjëherë shtet stabil, pa rrënjosur krimin nga drejtësia dhe nga aty fillon çdo gjë të vijë në vend të vet. Derisa të rinjtë ikin, mafiozët shtojnë milionat në kontot e tyre. Kosova ka shansin që të bëhet shtet, por duke luftuar krimin dhe kriminelët dhe duke i futur ata prapa grilave”, potencoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Faton Mehmeti.

“PRONTO” E VV-SË, E RREZIKSHM

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, ka nënvizuar se klani ‘Pronto’ i VV-së është më i rrezikshëm se një KLAN MAFIOZ. “Policia e Kosovës deri diku janë fajtorë pse nuk po i arrestojnë këta persona që po i sjellin Kosovës destabilizim nga ana qytetare dhe ajo shtetërore, derisa nga ana tjetër e kanë gjetur një argat si puna e SHKËLQIM DEVOLLIT me ia u pagu drekat e darkat, si me i financu që me mujt ata me i pagu personat që merren me organizimin e shumë protestave të dhunshme, blerjen e derivateve për të krijuar molotova etj., prandaj Policia e Kosovës pasi po thonë që askush nuk është mbi ligjin, pse atëherë po i lejojnë këta biznesmenë, këta mafiopushtetarë, me ua shpërla trurin të rinjve të Kosovës, me disa ideologji komuniste të sjella nga Rusia nëpërmjet Albin Kurtit? Pse nuk po i arrestoni biznesmenët, të cilët po sjellin mallra ilegale dhe me afat të skaduar nga Serbia?”, pyet Grapci për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.