Klanet brenda UP-së nisin ‘luftën’ për dekanë
Shumica e anëtarëve të stafit akademik nuk kanë guxim intelektual për t’u ballafaquar me këto klane, prandaj profesorët me bagazh politik mbesin të parët për t’u zgjedhur e rizgjedhur dekanë fakultetesh.
Zgjedhjet për dekanë në UP i janë afruar fundit. Prej sot e deri nesër (e hënë – e martë) në këtë universitet do të votohen emrat e ardhshëm që do të jenë në krye të fakulteteve të këtij universiteti.
Lobimet për postet e dekanëve tashmë kanë arritur te disa emra të cilët flitet se do të votohen, e që po të njëjtit kanë mbajtur postin e dekanit gjatë këtij mandati.
Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Esat Kelmendi, ka thënë për gazetën se procesi i zgjedhjes së dekanëve do të fillojë të hënën dhe do të përmbyllet të mërkurën.
Ai thotë se këshillat mësimore të fakulteteve do të votojnë për kandidaturat për dekanë, të cilët emra po të njëjtën ditë do të votohen dhe do të zgjidhen dekanët.
Zgjedhjet në UP i kanë forcuar klanet.
Kryeredaktori i revistës ndërkombëtare “MathProlems”, Valmir Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se zgjedhjet e përgjithshme në Universitet vetëm sa i kanë forcuar klanet që kanë sjellë UP-në në këtë gjendje çfarë është sot.
“Sipas rezultateve zyrtare, në të gjitha njësitë akademike kanë fituar po këto klane. Pra, UP-në e kanë rimarrë grupet që bllokuan çdo nismë të mirë të ekipit të rektorit Zejnullahu”, thotë ai. /Zëri


