Fundamenti

Klanet bllokojnë Universitetin

/ 1 minutë lexim

Rektori, Ramadan Zejnullahu, nuk e ka ndërmend të lëshojë pe. Ai ia ka bërë me dije edhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, se “Klanet vazhdojnë të abuzojnë me Universitetin”. Ndërkohë që kandidatët protestues për titullin studentë kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë me bllokim të Rektoratit edhe gjatë ditës së mërkurë.

Rreth 30 kandidatë për studentë në drejtimin e Stomatologjisë dhe atë të Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë kundërshtojnë vendimin e Rektoratit që të pranohen 30 studentë në Farmaci dhe 50 Stomatologji.

Mobi Casa

Ata kërkojnë që në Stomatologji të pranohen 70 dhe në Farmaci 40 veta. Zejnullahu thotë se konkursi është shpallur me marrëveshje me ministrin, Arsim Bajrami, qysh në korrik të këtij vitit dhe se nuk pranon ndryshime. Zejnullahu ka reaguar ndaj ministrit, Arsim Bajrami, përmes një letre publike duke i thënë se “Më kujtohet mirë koha kur ju ishit prorektor, por nuk e besoj se as Ju, as opinioni akademik mendon se ajo ishte kohe e lavdisë së UP-së./zeri/