Fundamenti

KKSHE kërkon mobilizim nga të gjithë akterët për fillimin e vitit të ri shkollor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë, është vlerësuar se ka rënie të numrit të rasteve aktive, pra momentalisht komuna e Vitisë ka 52 raste aktive. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shpreh falënderim për policinë e inspektoratin për përkushtimin e tyre në zbatimin e masave, por edhe ka falënderuar qytetarët që po respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ai tha se do të vazhdohet me dezinfektim, klorifikim, por edhe të fillohet me dezinsektim. Ndërkohë ka kërkuar një përkushtim më të madh në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të ndërmerren gjitha masat që mos të ketë shfaqje të rasteve të të infektuarve, që ndikojnë në ndërprerje të mësimit.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se dy pjesëtar të policisë kane rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme.

Uji Dea

Ai tha se rrezik për raste të mundshme mund të ketë me fillimin e vitit të ri shkollor, gjë që duhet një mobilizim i gjithëmbarshëm.

Sa i përket respektimit të masave, kapiteni Halili tha se kemi shqiptuar gjoba, me qenë se vetëdija qytetare në zbatimin e këtyre masave është e kënaqshme.

Kurse drejtori i Inspeksionit Skender Ahmeti, njoftoi se inspektorët janë në teren, në inspektimin e bizneseve për të parë se sa po respektohen masat dhe deri më tani gjendja raportohet të jetë e mirë dhe e menaxhueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.