Uji Dea

KKSH: Zvogëlohet numri i nxënësve, 10 paralele më pak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, sot ka mbajtur mbledhje të përbashkët me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës rreth përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2014/15, teksteve shkollore pa pagesë etj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, sot ka mbajtur mbledhje të përbashkët me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës rreth përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2014/15, teksteve shkollore pa pagesë etj.

Në mbledhje u theksua se të gjitha shkollat janë të gatshme që me 1 shtator të fillojnë procesin edukativo-arsimor, sa i përket përgatitjeve shkollore nga drejtoritë përkatëse. Megjithatë, ka edhe më tej probleme sa i përket teksteve shkollore falas për klasët e ulëta në shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe, po aq sa edhe zhvillimi i mësimit kabinetik.

Në mbledhje, sipas kumtesës së KKSH-së, u ngritën shqetësimet për rënien e numrit të nxënësve si në shkollat fillore ashtu edhe në të mesme.

FIDANISHTJA

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar për numrin e nxënësve dhe paraleleve në nivel të Luginës së Preshevës për vitin shkollor 2014/2015 është 10 paralele, 428 nxënës apo afër 4% më pak në krahasim me vitin shkollor paraprak.

Gjithashtu, sipas KKSH-së edhe pse janë siguruar një numër i madh i teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkollat fillore, është shqetësues fakti që për afër 140 lëndë që mësohen në shkollat e mesme, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pothuajse asnjë tekst shkollor nuk ka lejen përkatëse për përdorim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, për më tepër nevojiten mbi 41.000 tekste shkollore për nxënësit në tërësi për shkollat e mesme.

Vlenë të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar është në vazhdimësi duke u përpjekur fuqishëm për të siguruar përfundimisht të gjitha tekstet shkollore, edhe për shkollat e mesme, si e drejtë e siguruar me ligje dhe konventa ndërkombëtare, sepse metodat e diktimit janë të tejkaluara dhe i takojnë shekujve të kaluar./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.