ARKATANA

KKSH: Tekstet shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë lidhur me caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe i paraparë në Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e botimit të teksteve mësimore me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Fundamenti

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon të caktoj përkthyesit e lektorët nga ana këtij institucioni as nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, por kërkon që përkthyesit e lektorët të caktohen nga Ministria e Arsimit të Replikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës në korespondim ndërministror Serbi – Kosovë – Shqipëri.

Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.