ARKATANA

KKSH: Respektoni festat e shqiptarëve në Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshill Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc kërkon respektimin e vendimit për festat e shqiptarëve në Serbi.

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, njoftoi se ka shpallë vendimi e veçantë për festat e shqiptarëve të Luginës që punojnë me programin e Republikës së Serbisë gjatë mbledhjes që zhvilloi sot me drejtorët e shkollave fillore e të mesme.

Me këtë rast nga ky vit shkollor, sipas Beqirit institucionet në këtë vend duhet të respektojnë vendimin dhe gjatë festave të kësaj pakice nacionale të mos punohet, si për festën e 28 Nëntorit – Dita e flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 7 Marsin – Dita e Mësuesit, Ditën e parë të Bajramit të Madh, Ditën e parë të Kurban Bajramit dhe 3 Qershorin- Dita e themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Titulli.KKSH-2

ARKATANA

Beqiri gjatë mbledhjes tha se të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe janë të obliguara që katër fetat e para të i fusin në planet vjetore të punës për vitin kalendarik 2013/14 ashtu që të shënohen si ditë feste dhe në atë mënyrë të zëvendësohen me ditë të shtune nëse bien në ditë pune.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe rreth përgatitjeve për këtë vit shkollor si dhe mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës të shkollave fillore e të mesme për përdorimin e teksteve të lejuara.

Në njoftimin e KKSH thuhet se disa nga drejtuesit e shkollave dhe përfaqësues të komunës së Preshevës dhe Bujanocit nuk iu kanë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhje./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.