GRANDEMALL

KKSH në 2015-n do të angazhohet për shumë çështje me interes për shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc sot është mbajtur seanca solemne në ditën e fundit të vitit 2014. Në këtë takim të këshilltarëve si dhe liderëve të institucioneve lokale të Preshevës dhe Bujanocit, është uruar që viti 2015-të të jetë më i suksesshëm, ndërsa kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka thënë se do të angazhohen për një sërë çështjetsh me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Në 2015-n do të angazhohemi për kthimin e Lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së në Preshevë, për largimin e përmendores së serbëve mbi Lluçan, do të angazhohemi që Dogana e kufirit Tabanoc, Konçul dhe Depcë të kontrollohet nga Asociacioni i komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e buxheteve të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Komandanti i Policisë së Luginës të jetë Shqiptar, që referendumi i vitit 1992 të implementohet edhe vullneti i ish ushtarëve te UÇPMB-së e të implementohet kryeverdikti i popullit shqiptarë, demilitarizimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të njoftojmë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me gjendjen e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të KKSH-së, Jonuz Musliu.

ARKATANA

Gjithashtu, janë numëruar edhe të arriturat e deritanishme të këtij organi që mbanë eksluzivitetin për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, në fushat që është kompetente. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.