Fundamenti

KKSH kërkon përjashtimin e shqiptarëve nga masat reciproke

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas denoncimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga qytetarët e Luginës së Preshevës për kundër-masat apo masat reciproke për mos njohje të pasaportave të Serbisë në kalimin kufitar të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar urgjentisht përjashtimin nga këto masa për shqiptarët e Luginës së Preshevës, theksohet në një shkresë të dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që fuqizon shtetësinë e Kosovës. Megjithatë, masat e ndërmarra godasin drejtpërdrejt edhe komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e që shprehet si një diskriminim i dyfishtë për Luginën e Preshevës. Shqiptarët e kësaj treve tradicionalisht përdorin për qarkullim aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa kjo masë po pamundëson dhe po vështirëson komunikimin e shqiptarëve me diasporën.

Vlen të theksohet se është hera e dytë që Këshilli Kombëtar Shqiptar i drejtohet dikastereve të Qeverisë së Kosovës për përjashtimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga masat reciproke që kanë të bëjnë me mosnjohjen e dokumenteve të Serbisë thuhet në njoftimin e KKSH./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.