ARKATANA

KKSH i reagon Zoran Stankoviqit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të bëra në disa portale dhe web faqen zyrtare të këtij organi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron lojë politike të Zoran Stankoviqit kur bënë komente mbi shqiptarët dhe politikat e subjekteve politike të Luginës së Preshevës.

E vërteta qëndron se nga formimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po e luanë rrolin e policit, a rezultatet janë jashtëzakonisht të vogla dhe nuk ka përmbushën misionin e vetë të parapërcaktuar. Për më tepër, ky organ është shfrytëzuar nga Qeveria e Serbisë për të amortizuar dhe bllokuar shqiptarët në kërkesat e veta se sa për të zgjidhur problemet dhe sfidat me të cilat po përballen.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën e thellë dhe papajtushmërin me mënyrën se si janë duke u trajtuar tekstet shkollore (103.222) donacion i Republikës së Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës e që po qëndrojnë mbi 5 muaj në terminal doganor. Në historinë e njerëzimit vetëm shtetet që kanë pretenduar njëdimenzionalitetin kanë ndaluar dhe flakur libra, e në historinë moderne Serbia do të listohet si shteti i vetëm që ka ndaluar librat shkollor duke i konsideruar “si të rrezikshme për Serbinë”. Shtetet që i frikohen librit dhe dijes janë të predistinuara në vetëshkatrrim.

FIDANISHTJA

Këshilli Kombëtar Shqiptarë rithekson se në Luginën e Preshevës është zhvilluar Referendum më 1992, ka pasur luftë më 2001 dhe se ka një Platëformë të Përbashkët të të gjitha subjekteve politike të miratuar më 2006 ku është vënë theksi tek standardi unik i të drejtave, përkatësisht vendosja e reciprociteti mes veriut të Kosovës – të drejtave të serbëve me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Andaj, mbështetur në këtë asnjëherë nuk kemi kërkuar as më shumë e as më pak se sa serbët në Kosovë. Deshtët apo nuk deshtët, shqiptarët do t`i realizojnë synimit e tyre qoftë më herët, qoftë më vonë.

Për Këshilli Kombëtar Shqiptarë është i papranueshëm diskriminimi dhe logjika diskriminuese që po i imponohet, ndërkaq në anën tjetër ky është një indikator i mire që Serbia ka për synim realizimin e planeve të kah motshme të Çuprilloviqit.

Lugina e Preshevës kurrë më herët nuk ka qenë më e lidhur me Prishtinën dhe Tiranën në drejtim të Brukselit. Rruga për zgjidhjen e problemit politik të Luginës së Preshevës shkon përmes këtyre dy qyteteve në Beograd, alternativë tjetër nuk shohim thuhet në reagimin e lëshuar nga Shërbimi për informim i KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.