Fundamenti

KKSH fton për qetësi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me shqetësim dhe kujdese është duke përcjellë situatën e sigurisë në Luginën e Preshevës dhe në rajon.

Gjatë ditës së djeshme shumë banorë të Preshevës u alarmuan nga prania e avionëve luftarakë të Serbisë, të cilët zgjodhën që të fluturonin mbi kokat e banorëve të kësaj zone e përqark hapësirës kufitare me Kosovën.

Që nga relaksimi i Zonës Ajrore të Sigurisë ky është fluturimi i pazakontë në lartësi tejet të ulëta e që KKSH e cilëson si provokim për tensionim të gjendjes në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimet për një hakmarrje të mundshme pas ngjarjeve në veriun e Mitrovicës.

Gjithashtu, ditë më parë është ndaluar nga policia kryetari i shoqatës së shkrimtarëve “Fenix”, Biladh Maliqi për disa orë në Mutivodë të Medvegjës, ndërkaq po në Medvegjë nuk u lejua mbajtja e shfaqjes për fëmijë “Skënderbeu” nga Teatri i Qendrës Kulturore të Lezhës. Këto ngjarje përbëjnë shqetësime të një pas njëshme që kanë për qëllim ngritjen e tensioneve ndër etnike.

Po ashtu, KKSH ka ngritur shqetësimet për militarizimin e panevojshëm dhe shtimin e forcave policore-ushtarake për të mbajtur Luginën e Preshevës në një gjendje të jashtëzakonshme pa nevojë.

UBT

Shqiptarët e Luginës janë të interesuar të zgjidhin problemet jetike në Luginën e Preshevës dhe realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive e kombëtare të cilat janë parapara me konventat ndërkombëtare dhe dokumentet fundamentale.

Megjithatë, KKSH kërkon nga NATO, përkatësisht nga KFOR-i të rishqyrtoj Marrëveshjen për procedurat e përkohshme operative për relaksimin Zonës Ajrore të Sigurisë 25 kilometrash në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë të vitit 2015 të nënshkruar nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe Ushtrisë Serbe.

Zona Ajrore e Sigurisë ishte përcaktuar nga Marrëveshja Ushtarake-Teknike e njohur si “Marrëveshja e Kumanovës” e nënshkruar në Qershorin e vitin 1999 mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme.

Andaj, KKSH fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qetësi dhe gjakftohtësi dhe mos të bien pre e ngritjeve të tensioneve dhe abuzimit me të drejtat e tyre. Njashtu kërkon nga organet e sigurisë mos të jenë provokator të situatës dhe njëkohësisht të i shërbejnë ligjit dhe jo tekeve politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.