UBT

KKSH: Dënon dhunën në Parlamentin maqedon dhe përgëzon zgjedhjen e kryeparlamentarit Xhaferi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Këshilli Kombëtar Shqiptar, në Luginë të Preshevës, me kryetarin Jonuz Musliu, reagon ashpër kundër dhunës së shfrenuar të ultra-nacionalistëve maqedonë, ndaj deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë.

Incidenti i shkaktuar në Parlamentin maqedon erdhi si rrjedhojë e zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar i këtij institucioni numër një në këtë shtet shumetnik, me votat e mazhorancës.

“Parlamenti i Maqedonisë, dje, u përgjak nga grupet e shfrenuara ultra-nacionaliste të Gruevskit, të cilat në mënyrë të dhunshme bllokuan Parlamentin dhe lënduan fizikisht deputetët dhe gazetarët, në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë. Ky është një veprim i turpshëm dhe qyqar. Shqiptarët si popull autokton në Maqedoni dhe si element shtet-formues e kanë merituar edhe më herët një post të tillë në strukturat udhëheqëse shtetërore. Kjo është një fitore historike jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e maqedonëve, të cilët deri dje me votat e shqiptarëve kanë zgjedhur kreun e legjislativit dhe ekzekutivit, ndaj nuk duhet t’i bllokojnë këto procese”, thekson Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.

Uji Dea

Në kumtesën e KKSH, gjithashtu, përshëndeten reagimet e ambasadorëve të akredituar në Maqedoni dhe ndërkombëtarëve në përgjithësi, të cilët ashpër e kanë dënuar dhunën e ushtruar në Parlament dhe kërkojnë që bartësit e tyre të nxirren para drejtësisë, për të dhënë llogari para asaj rrëmuje të shkaktuar në institucionin më të lartë të vendit dhe rreth tij.

KKSH, përgëzon popullin shqiptar dhe subjektet politike, fitoren historike të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, duke i uruar suksese dhe mbarësi në ushtrimin e funksionit numër një të legjislativit në Maqedoni, thuhet në kumtesën e KKSH, të nënshkruar nga lideri i saj Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.