ARKATANA

KKSH apel qytetarëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i bënë apel të gjithë qytetarëve shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi (apo e kanë çregjistruar) nga stacionet policore të Luginës së Preshevës, përkatësisht të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të lajmërohen në zyrat e KKSH-së.

Mbledhja e të dhënave nga qytetarët shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi bëhet me qëllim të krijimit të një data baze të saktë për të filluar procedurat përkatëse për mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar disa herë me radhë se një procedurë e tillë e pasivizimit të vendbanimit është antiligjore dhe kundërkushtetuese. Megjithatë, veprimet e tilla edhe pse të papranueshme nga Policia po vazhdojnë edhe më tej. Sipas vlerësimeve të KKSH-së kjo ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës.

UBT

Andaj, edhe njëherë apelojmë tek të gjithë qytetarët shqiptar nga Lugina e Preshevës e që i është pasivizuar vendbanimi të lajmërohen me dëshmi përkatëse për të përpiluar data bazën e të dhënave të nevojshme për të filluar procedurat juridike para institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare.

Pra, fillimisht për të konsumuar mjetet juridike para gjykatave vendore, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese e nëse nuk sjell rezultat, (anulimin e procesit të pasivizimit të vendbanimit të qytetarëve shqiptar), KKSH-ë do të dërgoj këtë çështje edhe para Gjykatës evropiane për drejtat e njeriut në Strasburg./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.