Uji Dea

KKSB vlerëson situatën e qetë e stabile, por shqetësim mbeten aksidentet me fatalitet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të radhës në të cilën është vlerësuar gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile.

Kryesuesi i këtij takimi, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka theksuar se po thuajse të gjitha rekomandimet e dala nga takimi i fundit, janë zbatuar dhe kjo dëshmon funksionalitetin që ka KKSB në Viti.

Ai mes tjerash ka falënderuar edhe institucionet e sigurisë, si dhe mekanizmat e tjerë relevant, për angazhimin e treguar në sezonin veror, kur ka pasur ahengje festive-dasma, pastaj ardhje të mërgimtarëve dhe festave të ndryshme, të cilat janë zhvilluar pa ndonjë ekses. Kurse për situatën e sigurisë, komandanti i stacionit policor në Viti, Afrim Halili, ka njoftuar se ka qenë gjendja stabile dhe aktualisht nuk ka tendenca të keqësimit. “Nga ngjarjet që kanë karakterizuar komunën e Vitisë, do të veçoja organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të cilat kanë kaluar pa eksese”, ka thënë kapiteni Halili.

Uji Dea

Duke folur për periudhën e muajve të fundit, ai theksoi se rastet e vjedhjeve kanë shënuar rënie. Por shqetësimi më i madh sipas tij, janë aksidentet me fatalitet, ku në 6 aksidente janë shënuar 7 viktima. “Numri i aksidenteve është më i vogël se sa në vitin e kaluar, po është tejet shqetësuese që sivjet kemi rritje të numrit të të vdekurve në aksidente. Na mbetet të fokusohemi që të parandalojmë aksidentet”, ka thënë Halili.

Lidhur me këtë temë, është kyçur edhe togeri i FSK-së Fidan Kastrati, i cili propozoj që të fillohet me një kampanjë nëpër shkolla, që do të ndikonte në vetëdijesimin e nxënëse të cilët së shpejti mund të jenë shofer. Edhe pjesëmarrësit e tjerë, shqetësim e konsideruan ngasjen e shpejtë dhe të pakontrolluar në trafik, ndërkaq po ashtu edhe si problematik e identifikuan pranin tejet të madhe të qenve endacak në rrugë, pranin e personave në oborre të shkollave pas orarit të mësimit etj. Si rekomandim në këtë mbledhje, doli që të ndalohet prania e personave pas orarit të mësimit në oborret e shkollave, si dhe shtimi i inspektimeve nga inspektorët e ambientit në terren./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.