GRANDEMALL

KKSB dhe Shtabi Emergjent diskutojnë për masat për parandalimin e COVID-19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sot në Komunën e Kamenicës u zhvilluan dy, njëra me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, kurse tjetra me Shtabin Komunal Emergjent, në lidhje me ecurinë e veprimeve për parandalimin e virusit Covid-19.

Pjesëmarrës në këto takime ishin të gjithë anëtarët e KKSB dhe të Task Forcës.
Gjatë takimeve u tha se Stacioni Policor në Kamenicë, Policia Kufitare dhe FSK-ja, do të ofroj mbështetje të plotë për menaxhimin e kësaj situate.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se deri më sot nuk ka asnjë rast të dyshuar me COVID-19 në Kamenicë, dhe se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi.
“Tashmë kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ajo çfarë na mbetet, është që secili prej jush të kujdeset për veten dhe të evitoni daljet pa nevojë”, shtoi Kastrati.

Ndërkaq, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi tha se janë duke u zbatuar të gjitha vendimet e përcaktuara nga institucionet e sigurisë.

FITORJA

“Stacioni Policor në Kamenicë është duke vepruar në bashkërendim edhe me institucionet komunale. Të gjitha vendimet që janë përcaktuar për institucionet e sigurisë, jemi duke i zbatuar në përpikëri”, tha ai.

Gjithashtu gjatë takimeve raportuan për gjendjen aktuale edhe Kryesuesi i Taskforcës, Ramadan Basha dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi.

Rri n’shpi! Kujdesu për shëndetin tënd dhe të gjithë qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.