Fundamenti

KKR: Sovrani do ta sanksionojë Thaçin që s’po na e jep ministrinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Koalicionin për Kosovë të Re, që bashkëqeveris me Partinë Demokratike të Kosovës në nivel qendror, ka nisur ta braktisë përmbajtja në aspektin deklarativ kundruall moszbatimit të marrëveshjes për ndarje të pushtetit nga Partia Demokratike, e cila do të duhej që t’ia jepte edhe një ministri.

Shefja e Grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Myzejene Selmani, ka thënë të dielën se për moszbatimin e plotë të marrëveshjes me KKR-në, liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, do të duhej që ta brente ndërgjegjja dhe se për një gjë të tillë ka për të marrë sanksionime nga sovrani.

“Kur i ke dikujt borxh deri në moment të fundit duhet të të brejë ndërgjegjja për ta kthyer borxhin. Kur t’i marrësh hua dikujt duhet ta dish që deri në atë minutë që t’ia kthesh borxhin duhet të të brejë ndërgjegjja. Edhe atë (Thaçin v.j.) duhet ta brejë ndërgjegjja për moszbatimin e marrëveshjes mes PDK-së dhe KKR-së”, ka thënë Selmani. “Vetë sovrani do ta sanksionojë atë (Thaçin v.j.)”, ka shtuar ajo.

Mobi Casa

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re ka thënë se koalicioni i partive të vogla i drejtuar nga Pacolli nuk e ka në plan që ta braktisë koalicionin qeverisës me PDK-në, pavarësisht moszbatimit të marrëveshjes për dhënien e ministrisë.

Aktualisht KKR-ja ka dy pozita të zv.kryeministrit (Pacolli dhe Kusari-Lila), Ministrinë e FSK-së, të Shëndetësisë, Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Diasporës, kurse ka zëvendësministra në MPJ, MFSK dhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Këtë të fundit është përfolur se po e kërkon ta marrë Pacolli(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.