ARKATANA

KKMSH: Virusi vazhdon të rrezikojë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Viti – Gjendja epidemiologjike vlerësohet akoma e vështirë, megjithëse numri i të infektuarve me Covid-19, ka pësuar rënie, javën e fundit. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kurajo, sepse virusi akoma po rrezikon.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka thënë se angazhimi do të vazhdojë i plotë, kurse barrën kryesore pos KKMSH-së, po e bartin edhe shëndetësia dhe Policia e Kosovës, bashkë me Inspektoratin komunal.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se Policia vazhdon përkushtimin për zbatimin e masave kundër pandemisë. Ai tha se do të koordinohen dhe do të mbështesin personelin arsimor për testin e maturës që do të mbahet nesër.

Mobi Casa

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Basri Aliu, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë qëllim.

Sipas tij, po bëhet dezinfektimi i shkollave ku do të mbahet testi dhe po shpërndahen maska dhe dezinfektues. Gjithashtu është dezinfektuar edhe çerdhja në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.