KK “Drita”, kthehet me 7 medalje nga Kampionati mbarëkombëtar në Tiranë

Në Tiranë u mbajt Kampionati Mbarëkombëtar në Karate i 20-ti me radhë, nën organizimin e Federatës së Karatesë Shqiptare.

Klubi i karatesë “Drita” mori pjesë me 7-të garues duke u stolisur me 7 medalje.
Nga këta karateist 3 u shpallën kampion mbarëkombëtar, 2 nënkampion mbarëkombëtar, ndërsa 2 u stolisën me medalje të bronztë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS