KK Dardania organizon turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”
Gjilan – Klubi i karatesë Dardania nga Gjilani po dëshmon se është një klub i madh jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtar, duke shfaqur profesionalizëm në organizim të aktiviteteve të mëdha të karatesë.
Ky klub për të 14-të herë me radhë do të organizon turneun tani të mirënjohur në arenën ndërkombëtare “Katana Open 2019”, në të cilën do të marrin pjesë shumë klube nga Kosova.
Këtij turneu të madh të karatesë do t`i bashkëngjiten edhe karateistët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore por ka gjasa të mëdha ti bashkohet këtyre shteteve edhe ndonjë shtet tjetër.
Njeriu i cili nuk kursen asgjë për të organizuar këtë turne të madh ndërkombëtar është drejtori i KK Dardania, Maliq Maliqi, i cili po dëshmon se është një punëtor i madh i karates duke promovuar karatenë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Tani në klubin tonë është bërë traditë për herë të 14-të po organizojmë një turne me përmasa ndërkombëtare duke mbledhur karateistët më të mirë të Rajonit që vlerat e tyre ti shpalosin në shtetin e Kosovës pikërisht në qytetin tonë në Gjilan, ky turne ndërkombëtar do të përcillet nga njerëzit e FKK-së poashtu ky turne është njëri ndër më cilësorit në Rajon pasiqë kemi të bëjmë me 50 klube pjesëmarrëse me rreth 500 karateist”.
Drejtori i KK Dardania, Maliq Maliq, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe DKR së për mbështetjen e dhënë për ta organizuar këtë turne masovik.
“Pa ndihmën e Komunës së Gjilanit e cila na ka mbështet me kryetarin e saj Lutfi Hazirin dhe nën-kryetarin Arbër Ismajli, vështirë se do t’ja kishim arritur qëllimin, por edhe njëherë po dëshmohet se qyteti i Gjilanit është qytet i sportit dhe gjithmonë është përkrahur nga Komuna dhe ne i falënderohemi për këtë përkrahje”.
Turneu “Katana Open 2019”, do të mbahet me 20.10 2019 në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, duke filluar në ora 10:00, ndërsa hapja solemne do të bëhet në ora 13:00.
Organizatori për më të mirët ka paraparë shpërblime duke ndarë medalje dhe kupa.
Organizatori i këtij turneu i ka uruar të gjithë karateistët pjesëmarrës duke ju dëshiruar mirëseardhje e suksese./rajonipress/


