KK Dardania organizon turneun e madh të karatesë “Katana Open 2022”

Gjilan – Me 23 tetor në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, KK Dardania organizon njërin ndër turnet më të mëdha të karatesë në Kosovë “Katana Open 2022”.
Pas një pauze dy vjeçare për shkak pandemisë COVID-19, ky turne në mënyrë triumfale do t’ju rikthehet garuesve të karatesë nga mbarë Kosova dhe shteteve të Rajonit.
Në turneun e 15 me radhë “Katana Open 2022”, pritet të përformojnë mbi 400 karateistë në dy konkurrencat ku pritet të japin spektakël karateistët në lufta – kumite individuale e ekipore.
Drejtori i KK Dardania nga Gjilani, Maliq Maliqi, ka bërë të ditur se është i lumtur që është rikthyer ky turne i madh i karatesë. “Po rikthehemi në mënyrë triumfale, tani e dy vite në pamundësi të mbajtjes së këtij turneu për shkak pandemisë COVID 19, kemi arritë të organizojmë këtë turne – njërin ndër më të mëdhenj në shtetin tone. Do të marrin pjesë të gjitha klubet nga Kosova e Rajoni, pjesëmarrës do të jetë edhe një klub nga Bujanovci e pritet që të merr pjesë edhe një klub nga Presheva, por gjerë në fillim të këtij turneu do të mësojmë për ardhjen e tyre.
Në këtë turne priten luftëra tejet interesante, ndërsa pritet që palestra të mbushet me adhuruesit e karatesë”.