KK Dardania organizon turneun e 13 Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2018”
Gjilan – Palestra Sportive në Gjilan, “Bashkim Selishta- Petriti”, do të jetë të dielën arenë e karateistve më të mirë vendor dhe atyre ndërkombëtarë.
KK Dardania për herë të 13-të, organizon turneun e karatesë tani me nam në Rajon “Katana Open”.
Në këtë turne vendor dhe ndërkombëtar do të marrin pjesë shumë klube nga Kosova si dhe nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës , dhe nga Mali i Zi.
Drejtori i KK Dardania, Maliq Maliqi, është mjaft i kënaqur me mbajtjen e këtij turneu të karatesë.
“Do të jetë një turne i madh i karatesë, ne kemi një përvojë të madhe pasiqë është për herë të 13-të, po e mbajmë këtë turne me karateist shumë të spikatur, pritet të jenë mbi 400 karateist të cilët do të demonstrojnë aftësitë e tyre, ndërsa kemi paraparë pozitat 1.2 e 3 ti shpërblejmë me kupa e mirënjohje e medalje, ndërsa bëj apel që të gjithë garauesit të paraqiten më së largu gjerë të premten në mbrëmje, ku njeherit munden të bëjnë pagesën për kata individuale dhe kumite individuale do të jetë 10 euro ndërsa në kata dhe kumite garuesit janë të obliguar të paguajnë nga 15 euro”.
Për një organizim kaq masovik me karateist vendor e ndërkombëtar duhen mjete financiare, por drejtori Maliqi për këtë gjë thekson.
“Ne e falënderojmë Kuvendin Komunal i cili na ka ndarë 2,000 euro, ndërsa shpenzimet tjera të cilat janë mjaft të mëdha ndoshta mundemi ti mbulojmë me pagesat e garuesve”.
Ky spektakël i karatesë do të monitorohet nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Turneu i 13 me radhë “Katana Open 2018” do të fillon të dielën në ora 10:00./rajonipress/


