Uji Dea

KK “AS” shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ulqini Open 2022” duke marrë 13 medale nga 8 garues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në turneun e 18-të ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2022”, në një konkurrencë të jashtëzakonshme, Klubi i Karates “AS” nga Gjilani, i cili është paraqitur me 8 garues ka arritur të fiton 13 medalje.

Në një konkurrencë të madhe të garuesve, ku numri i tyre ishte 1076 garues nga 10 shtete, KK “AS” ka arritur të fiton 5 medalje të arta, 2 të argjenta dhe 6 të bronzta.

Luftëra tejet të mira kanë treguar karateistët nga KK “AS” në konkurrencën ekipore te meshkujve 2009-2010, duke marrë kupën.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i karateistve ishte për shkak se garuan me vetëm 8 karateistë, Trajneri i KK “AS”, Alban Beqiri për këtë sukses është mjaft i lumtur duke marrë parasysh konkurrencën e madhe të këtij turneu prestigjioz.

“Turneu ndërkombëtar i Ulqinit është njëri ndër turnet më të fort, ishte një konkurrencë e jashtëzakonshme me shumë karateist të mirë e më përvojë. Karatesitët e klubit “AS”, dëshmuan se kanë kualitet se me punën e tyre profesionale këta djem e vajza të cilët për nga mosha janë shumë të rinjë do të kenë një karrierë të pasur në sportin e karatesë. Një falënderim i veçantë shkon për nikoqirin e turneut të cilët në mënyrë shumë profesionale ishte gjithçka në rregull, ndërsa karateistët e klubit “AS”, do të jenë prezent edhe në turniret e ardhshme të cilët do të jenë shumë cilësore”.

UBT

Këta janë karateistët e karateistet, të cilët u stolisën me medalje:

Me medalje të artë, janë stolisur”
Daris Rahimi – Kata 2015
Erina Sherifi – Kata 2011
Peon Musmurati – Kata 2010
Diorit Beqiri – Kata 2009
Elsa, Buroni e Peoni – Kata Team

Me medalje të argjentë:
Erina Sherifi – Kumite 36kg – 2011
Peon Musmurati – Kumite 37kg – 2010
Me medalje të bronzët: Daris Rahimi – Kata – absolute
Buron Nuhiu – Kumite 45kg – 2011
Diorit Beqiri – Kata – apsolute
Elorin Musliu – Kumite 53kg – juniore
Hatigje Zejnullahu – Kumite 50-55kg – seniore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.