FITORJA

KK AS shënon 10 -të vjetorin e themelit me suksese të mëdha

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në një ambient festiv KK AS nga Gjilani ka shënuar në mënyrë solemne themelimin e sajë duke arritur rezultate kulminante si në arenën vendore poashtu dhe ndërkombëtare.

Në praninë e shumë mysafireve në këtë përvjetor jubilar u shpalos ecurit e këtij klubi
ndër vite.

Kryetari i KK As Ahmet Daku në prononcimin e tij ka theksuar Klubi i KK AS është një klub i sukseseve ndërsa merita më e madhe i kushtohet për këtë sukses kryetrajnerit Alban Beqiri i cili me punën e tij ka dëshmuar se është një njeri me vlera të mëdha të sukseseve.

Sekretari i Klubit të Karates AS Ismet Tafilaj ka theksuar se klubi AS ndër vite ka arritur rezultate kulminante “Qyteti i Gjilanit është një qytet i kulturës e sportit plot para 10 vitesh pikërisht me 6 mars të vitit 2011 qytetit të Gjilanit ju shtua edhe një klub i karatesë duke pasur rezultate kulminante ndërsa iniciator i themelimit të këtij klubi ishte kryetrajneri i tanishëm Alban Beqiri”.

FIDANISHTJA

Në këtë jubile 10-të vjeçar ishte edhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi i cili theksoi se KK AS është hijeshi e Federatës së Karatesë së Kosovës. “KKAS është hijeshi i FKK-së në mesin e këtij klubi kemi kampion të ndryshëm është një klub me plot talenta dhe KK AS është njëra ndër klubet më të organizuara në vend unë nga zemra e uroj këtë klub për të gjitha të arriturat e tyre”

Në emrin e prindërve është prononcuar Fadil Musliu i cili ka bërë të ditur se është krenar që është “Jemi krenar që jemi pjesë e këtij klubi ndërsa në emrin e të gjithë prindërve ne vetëm kemi falënderime dhe lëvdata për punën që bëhet në këtë klub shembullor”.

Në fund të manifestimit të këtij jubileu organizatorët me mirënjohje dhe fanella sportive kanë nderuar shumë karateist dhe persona që kanë dhe janë duke ndihmuar këtë klub.
Është për çdo lëvdate që prezent ishin edhe trajnerët e klubeve tjera të karatesë nga Gjilani duke nderuar këtë jubile 10 vjeçar.

Organizatori në fund ka shpërblyer edhe gazetarët për kontributin e dhënë me nga një mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.