Fundamenti

KK “AS” përmbyll vitin me 108 medalje të fituara

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani, numëron 30 karateist të rregullt, ndërsa ka 16 garues të cilët garojnë në gara të ndryshme apo mesatarisht 12 garues janë të rregullt në gara.

Nuk ka dyshim se të gjitha këto suksese lidhen ngushtë me njeriun i cili natë e ditë është me nxënësit e tij, mjeshtri i karatesë 4-DAN dhe përzgjedhësi i karatesë së Kosovës për grupmoshat U14, Alban Beqiri, i cili njeherit është edhe nënkryetar i Unionit të sportit në Gjilan. “Të jesh pjesë e KK “AS” është një nder jashtëzakonisht i madh, jam i kënaqur me përformancën e të gjithë karateistëve gjatë vitit 2022, të cilët arritën ti sjellin klubit 108 medalje që është një sukses shumë i madh dhe këtë sukses i’a dedikoj të gjithë karateistëve të klubit dhe familjarëve të tyre të cilët na besojnë në punën tone”, ka bërë të ditur Beqiri.

Eco Higjiena

Në vitrinat e klubit në vitin 2022 janë shtuar 49 medalje të arta, 24 të argjendta, dhe 35 të bronzta. Peon Musmurati i cili numëron vetëm 12 vjec ka arritë të fiton 20 medalje – 14 të arta, 5 të argjendta dhe 1 të bronzët – këto suksese Peoni i ka arritur në Kumite e Kata. 11 vjeqarja Erina Sherifi poashtu ka fituar 20 medalje, prej tyre 8 të arta, 6 të argjendta, 6 të bronzta – në disiplinat Kata e Kumite. Poashtu, suksese të dalluara ka arritur edhe Buron Nuhiu 11 vjeçar i cili ka arritur të fiton 19 medalje – 7 të arta, 6 të argjendta, 6 të bronzta. Buroni është garues i rregullt në disiplinat Kumite e Kata. Në mesin e shumë karateistëve në këtë klub të suksesshëm janë edhe talentët tjerë të cilët kanë arritur rezultate kulminante.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.