Eko Higjiena

KK “Agim Ramadani” me 5 maj organizon turneun e madh të karatesë “Ditët e Agimit” për herë të dytë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi i Karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani me 5 maj është nikoqir për herë të dytë i njërit nga turnirët më të mëdhaja në vend të karatesë që mbahet për nder të heroit kombëtar Agim Ramadani-Katana Trajneri i Klubit të Karatesë “Agim Ramadani” Shkëlzen Balaj i cili njëherit është edhe nënkryetar në FKK-së është nikoqir i këtij turneu masovik të karatesë, ka bërë të ditur se është i lumtur e i nderuar, që në këtë mënyrë po nderon kolosin e lirisë heroin “Agim Ramadani”.

“5 maji do të jetë një ditë e karatesë në qytetin tonë për shkak të turneut të karatesë “Ditët e Agimit” është një nderë dhe krenari që klubi ynë të mbajë këtë emër të madhë0, do të jetë një ditë madhështore në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” ku pritet të jenë mbi 400 garues anembanë Kosovës, e poashtu edhe nga vendet e ndryshme të rajonit e Evropës”.

RCCOLA

Për trajnerin Balaj gjithçka është e përgatitur në mënyrën më të mirë që skuadrat mysafire të jenë në qytetin tonë “Do të kemi karateistë nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Shqipëria e po ashtu do të kemi edhe karateist nga shteti i Francës të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen me 10 karateist, nga Kosova priten të marrin pjesë 40 klube. Do të kemi luftëra e po ashtu edhe në këta nga karateistët pjesëmarrës ku pritet mbi 430 luftëra të zhvillohen të cilët do të garojnë në të gjitha kategoritë nga më vegjlit gjerë tek të rriturit.

“Pa ndihmën e donatorëve ky turne masovik nuk do të mund të organizohej, ndërsa trajneri Balaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme për ta bërë këtë turne edhe ma masovik. Në këtë turnir të karatesë “Ditët e Agimit” garuesit do të mbledhin pikët e tyre e cila mbahet nën ombrellën e FKK-së Për më të mirët organizatori ka parapa kupa, medale e mirënjohje ndërsa pritet ardhja e një numri të madh të mysafirëve e shikuesve./rajonipress/