Kjo Shqipëri është e madhe, mposht edhe Francën
Shqipëria ka shënuar fitore të madhe kundër Francës me rezultat minimal 1:0.Kombëtarja shqiptare ka treguar edhe një herë tjetër se është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e dëshmoi edhe kundër ish kampionëve të botës, Francës.
Djelmoshat e Gianni De Biasit kanë shënuar fitore minimale kundër francezëve me rezultat 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë përballje e shënoi Ergys Kaçe nga gjuajtja e lirë, një supergol që la të shtangur kapitenin e Francës, Hugo Lloris.
Kjo ndeshje ishte vetëm miqësore, pasi Franca e ka të siguruar Kampionatin Evropian, pasi është shtet mirëpritës.
Kujtojmë se më herët Shqipëria gjatë këtyre kualifikimeve kishte mposhtur edhe Portugalinë me rezultat minimal 1:0 dhe atë si skuadër mysafire. /Express/


