Eko Higjiena

Kjo qeveri nuk sjell ndryshim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria e sapokrijuar PDK-LDK nuk është nisur për të qenë e ndryshme dhe për të sjellë ndryshim. Kjo qeveri, sipas tij, e ka synim vazhdimin dhe legjitimitetin e së njëjtës.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Ymeri thotë se Vetëvendosje do të punojë që t’ia ndërpresë mandatin koalicionit PDK-LDK, duke e kritikuar këtë koalicion edhe për ndarjen e komisioneve parlamentare.

Mobi Casa

Sipas tij, opozita duhet të ketë hapësirë më të madhe në përzgjedhjen e komisioneve të rëndësishme për punën në Kuvend.

Gjithashtu, Ymeri ka përsëritur se Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk e pranon themelimin e Gjykatës Speciale, pasi është e padrejtë. /Telegrafi/