FIDANISHTJA

Kjo pije e nxehtë mund t’ju ndihmojë në procesin e humbjes së peshës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një pije e thjeshtë e nxehtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të lidhura me to.

Kjo pije, përveçse e shijshme, ka veti antiinflamatore dhe ndihmon në uljen e kolesterolit.

Hulumtimet nga Journal of Functional Foods rekomandojnë konsumimin e çajit jeshil të pasuruar me katekina për efektet e tij pozitive. Katekinat janë përbërës natyralisht të pranishëm në gjethet e çajit dhe të njohura për vetitë e tyre antioksiduese.

Çaji jeshil dhe i bardhë përmbajnë sasinë më të madhe të katekinave, dhe hulumtimi përfshiu 104 persona të moshës 20 deri në 65 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Një grup e konsumoi këtë pije të nxehtë me 609.3 miligramë katekinë dhe 66.7 miligramë kafeinë çdo ditë, ndërsa grupi tjetër konsumoi një pije kontrolli për 12 javë.

FIDANISHTJA

Në fillim të studimit, si dhe në javën e tetë dhe të dymbëdhjetë, u matën dhjami i barkut, pesha trupore dhe përbërja trupore e pjesëmarrësve. Rezultatet treguan një reduktim të ndjeshëm të yndyrës viscerale dhe peshës totale të trupit te njerëzit që pinin një pije të pasuruar me katekina dhe kafeinë.

Yndyra viscerale ruhet thellë në bark, rreth organeve. Edhe pse një sasi e vogël nevojitet për të mbrojtur dhe izoluar organet, sasitë e tepërta shoqërohen me një rrezik në rritje të sëmundjeve serioze, si diabeti i tipit 2, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Autorët e studimit deklaruan, “Sipërfaqja mesatare e yndyrës viscerale, pesha trupore dhe yndyra e trupit u reduktuan ndjeshëm pas trajtimit me çaj jeshil të pasuruar me katekinë, ndërsa këto efekte nuk u vunë re në grupin e kontrollit”.

Ky hulumtim bazohet në hulumtimet e mëparshme që konfirmojnë përfitimet e çajit jeshil në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit të glukozës dhe lipideve.

Përveçse ndihmojnë në uljen e peshës trupore dhe yndyrës, katekinat e çajit jeshil kanë veti shtesë. Kanë një efekt anti-inflamator dhe antioksidues, si dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.