UBT

Kjo klasë politike të dërgohet në pension ose në burg

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Konsumimi në pushtet i kësaj klase politike që po qeveris me vendin, për plot 16 vjet, dhe dështimi i saj në ndërtimin e një shoqërie të re demokratike, zhvillimore dhe me perspektivë për qytetarin, nga analistët politikë po shihet si një moment i përshtatshëm për ta nxjerrë këtë klasë politike në pension.

SHTETIN E SHPËTON NGA DEGRADIMI VETËM NJË ALTERNATIVË PURO E RE POLITIKE

Lepaja: Duhet dekriminalizim gjeneral i kësaj politike

“Ka ardhur koha që ta dërgojmë në pension këtë klasë politike, ku një pjesë e madhe e tyre duhet ta gëzonin këtë pension brenda në qeli, për keqpërdorimin e djersës së qytetarit, duke e pasuruar veten. Kjo klasë politike nuk i solli asnjë të mirë Kosovës, por vetëm sa po e degradon më shumë, duke mbyllur çdo perspektivë, duke e vrarë të ardhmen e këtij vendi”, thotë politologu Islam Krasniqi.

Konsumimi në pushtet i kësaj klase politike që po qeveris me vendin, për plot 16 vjet, dhe dështimi i saj në ndërtimin e një shoqërie të re demokratike, zhvillimore dhe me perspektivë për qytetarin, nga analistët politikë po shihet si një moment i përshtatshëm për ta nxjerrë këtë klasë politike në pension. Nisur nga kjo do t’i jepej shans një projekti të ri politik e qeverisës, nga një klasë e re dhe e pastër intelektuale, që do të merrte përsipër shpëtimin e vendit nga degradimi i mëtejshëm. Ndryshe mënyra se si është qeverisur vendi deri më tani, nga niveli lokal e ai qendror, qoftë nga pozita apo edhe nga opozita aktuale, nuk ngjan ndryshe veçse në një ndarje të plaçkës, ngase kjo është gjithçka që mendojnë këto parti në pushtet, por edhe ato që janë në opozitë kanë po të njëjtin qëllim, shkruan gazeta Kosova Sot.

FIDANISHTJA

Legjislacioni zgjedhor, në favor të oligarkisë aktuale

Analisti politik dhe sociologu, Fadil Maloku, konsideron se një klasë e re politike, me projekt të ri, mund të vijë në shprehje, vetëm pasi të ndryshohet legjislacioni i tanishëm zgjedhor që vazhdon të jetë akoma në favor të oligarkisë aktuale politike. “Kosovës në fakt i duhet një projekt i ri, i cili domosdoshmërisht do t’i adresonte në formë të projektit ideor qëllimet, kahet dhe synimet e asaj sa kah duhet të shkojë Kosova si shoqëri. Pra, nuk është në pyetje njeriu, por është në pyetje projekti alternativ. Kosovës i duhet një alternativë zgjedhëse, për shkak se për të gjitha këto vite të demokracisë, që në fakt nuk ishin të demokracisë funksionale, përpjekjet për ta ndryshuar perceptimin e qytetarëve dhe për ta ndryshuar projektin për avancimin e shoqërisë, po shihet që kemi ngelur shumë, prandaj kjo dëshmon më së miri për nevojën që Kosovës tani i nevojitet një ndryshim i madh”, është shprehur Maloku. Ai konsideron se krahas këtij ndryshimi dhe kësaj alternative patjetër duhet që të plotësohen edhe disa parakushte të tjera, e konkretisht në zgjedhjet, që do të vijnë nuk guxojmë të hyjmë sistemin apo me ligjin aktual zgjedhor, për shkak se predispozitat e këtij ligji vetëm sa do ta ridëshmonin edhe njëherë këtë garniturë, e cila ka komprometuar në sytë e publikut edhe demokracinë, edhe shtetndërtimin. Ai shton se duhet të vijnë elita të reja politike.

Mentaliteti lakmitar e vandalist

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, këtë klasë politike e krahason me ushtarët, që përgatiten për ta pushtuar dhe madje plaçkitur pasurinë, kazermën e kundërshtarit, por që në fakt mentaliteti lakmitar dhe vandalist i bënë ata që ta plaçkitin dhe shkatërrojnë edhe “kazermën” e vet, prandaj ndryshimi i këtij mentaliteti është i domosdoshëm. “Kur kemi qenë ushtarë, trajnoheshim që kur ta pushtojnë kazermën e armikut, krejt çfarë na duhet ishte të plaçkitim, e atë çfarë nuk na duhet të shkatërrojmë që nëse i bien në dorë armikut mos të mund ta shfrytëzojë. Klasa jonë politike është e dalë nga lufta dhe ky është mentaliteti i saj. Problemi është se nuk po sillet ndaj Kosovës si ndaj kazermës së vet po si ndaj kazermës së armikut. Dhe këtu problemi na kthehet në mungesë patriotizmi, përkatësisht patriotizmi të deformuar, pasojë e degradimit të klasës intelektuale të Kosovës”, është shprehur Spahiu. Ai shton se nuk mund të këtë ndjenjë patriotike, nëse Kosova shihet si shtet i përkohshëm, dhe se shteti ‘i përhershëm’ do të jetë Shqipëria e Bashkuar. “Të gjithë këta intelektualë që pohojnë këtë japin mesazh të qartë: vidhni, plaçkitni dhe shkatërrojeni këtë shtet se nuk ka të ardhme. Me këtë mendësi ne edhe nëse i pensionojmë këtë klasë politike, ata që do të vijnë do të jenë më të zinj sesa këta që janë tani”, u shpreh Spahiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.