Kjo këngë e Bebe Rexhës renditet e pesta më e shitur në histori të Amerikës
Ylli shqiptar, Bebe Rexha vazhdon të korrë sukses dhe të na bëjë krenarë. “Meant To Be” është një ndër këngët më të spikatura të yllit të muzikës, e cila është në bashkëpunim me grupin e njohur, “Florida Georgia Line”. Kënga në fjalë qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit Country.
E pikërisht kjo këngë i dha Bebe Rexhës nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si “Grammy Awards”, “MTV Video Music Awards”, “American Music Awards”, “MTV Europe Music Awards” e të tjera.
Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses Bebes. “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.
Kjo është bërë e ditur nga faqet e fansave të këngëtares së famshme. Në top pesëshe janë edhe hitet “Blank Space” e Taylor Swift, “Bad Romance” e Lady Gaga dhe “I like it” e Cardi B. “Meant To Be” zgjoi interesim veçanërisht te popullata amerikane për shkak të zhanrit Country, që njëherësh është zhanri më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.