Uji Dea

Kjo është vlera e Përfaqësueses së Kosovës, Rashica më i shtrenjti, Kroacia 16 herë më e shtrenjtë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Vlera e futbollistëve me të cilët Përfaqësuesja e Kosovës do t’i nisë eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” kap shifrën e 20 milionë eurove. Milot Rashica është futbollisti më i shtrenjtë, i cili në tregun ndërkombëtar kushton 2 milionë e 750 mijë euro. Ekipit të Albert Bunjakit i ka shtuar vlerë edhe ardhja nga Norvegjia e Valon Berishës, i cili kushton 2 milionë e gjysmë. Mirëpo, vlera e përfaqësueses kosovare është më e ulëta në grupin e saj. Kroacia ka vlerë 16 herë më të madhe, shkruan sot Gazeta Zëri.

Mosardhja e yjeve më të mëdhenj, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Adnan Januzaj etj., kanë bërë që vlera e Përfaqësueses së Kosovës të jetë larg ekipeve tjera kundërshtare, me të cilat do të takohet në Grupi I eliminator për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në bazë të një hulumtimi të gazetës “Zëri”, duke e shfrytëzuar ueb-faqen e specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”, del se Kosova e ka vlerën më të ulët në krahasim me kombëtaret tjera të Grupit I – Kroacisë, Turqisë, Ukrainës, Islandës e Finlandës.

Vlera e futbollistëve me të cilët Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë kampanjën kualifikuese për Botëror është rreth 20 milionë euro. Kurse, kundërshtaret e saj kanë vlerë shumëfish më të madhe. Për shembull, Kombëtarja kroate kushton rreth 324 milionë euro, që i bie 16 herë më e shtrenjtë sesa reprezentacioni kosovar.

Kurse, Turqia, një tjetër kundërshtare e Kosovës, është tetë herë më e shtrenjtë. Vlera e reprezentuesve turq sillet rreth 156 milionë euro. Vlerë shtatë herë më të madhe sesa Kosova ka ekipi ukrainas. Vlera e futbollistëve të kësaj skuadre është rreth 134 milionë euro, apo shtatë herë më e madhe sesa ajo e ekipit të Albert Bunjakit.

Të tria këto skuadra ishin pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, ku befasoi për të mirë edhe kundërshtarja tjetër e Kosovës, Islanda. Vlera e islandezëve në tregun ndërkombëtar sillet rreth 54 milionë euro.

Më e vlefshme sesa Kosova është edhe kundërshtarja e parë e saj, Finlanda, që ka vlerë prej 33 milionë eurosh, apo 13 milionë më shumë sesa Kosova.

Fundamenti

Rashica e Berisha, më të shtrenjtit e Kosovës

Vlera e Përfaqësueses së Kosovës është larg prej atyre që kanë kundërshtarët e grupit të saj, Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda. Madje, në arritjen e shifrës prej 20 milionë eurosh kanë kontribuar futbollistët që posa i janë bashkuar Kosovës, që kanë vlera milionëshe në tregun ndërkombëtar.

Milot Rashica ka lënë Shqipërinë për t’iu bashkuar Kosovës.Vlera e futbollistit të Vitesses është 2 milionë e 750 mijë euro, sipas një hulumtimi të “Zërit” përmes “Transfermarkt”.

Kurse, ish-lojtari i Norvegjisë, Valon Berisha, në tregun ndërkombëtar kushton 2 milionë e gjysmë. Afër shifrës 2-milionëshe janë edhe ish-reprezentuesit e Shqipërisë, Alban Meha e Amir Rrahmani.
“Milionerë” janë edhe Herolind Shala e Vedat Muriqi, të gjithë këta të porsaardhur në përfaqësuesen kosovare, por edhe Hekuran Kryeziu. Më të lirët besohet se janë dy portierët nga Superliga, Granit Kolshi e Flamur Neziri, të cilët besohet se kanë vlerë më të ulët sesa 100 mijë euro.

Dallimi ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

Vlera aktuale e përfaqësueses kosovare aktualisht është rreth 20 milionë euro. Kurse, kombëtarja shqiptare aktualisht ka vlerë prej 47 milionë eurosh. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.