UBT

‘Kjo është vija e kuqe për Kosovën në dialogun me Serbinë’

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Teksa ka folur rreth dialogut, ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se vija e kuqe për Ksoovën (që të mos diskutohej me Serbinë për sovranitetin e Kosovës), kishte ekzistuar prej se kishte filluar procesi i negociatave, raporton zeri.info.

“Dialogu i Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është një dialog i cili është ndërtuar mbi vijat e kuqe që shteti i Kosovës i ka pasur që nga viti 2011, kur ka filluar ky dialog dhe vija e kuqe kryesore ka qenë se në këtë dialog nuk bisedohet për statusin, nuk bisedohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe kjo vijë e kuqe ka vazhduar dhe duhet të vazhdojë edhe në fazën finale të dialogut”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Duke komentuar deklaratat për shkëmbim të territoreve me Serbinë apo ndarje të Kosovës, Tahiri ka vlerësuar se askush nuk mund të flasë për gjëra që e cenojnë integritetn dhe sovranitetin e Kosovës.

“Gjykata ndërkombëtare për drejtësi e ka konfirmuar se pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, mendoj se askush në Kosovë në asnjë rrethanë nuk mund të dalë jashtë kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të flasë për gjëra që cenojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës”, ka shtuar ajo.

FIDANISHTJA

Idetë e tilla sipas saj, janë tejet të dëmshme dhe i shkojnë në favor vetëm shtetit të Serbisë.

“Serbia gjithmonë ka ëndërruar veriun e Kosovës, për shkak se është i pasur me miniera dhe me ujë. Kjo ka qenë arsyeja pse Kosova ka qenë 100 vjet e okupuar nga Serbia”, ka theksuar ajo.

Tahiri tutje ka konsideruar se pa u arritur një dakordim i gjerë mes partive, faza finale e dialogut nuk do të duhej të vazhdonte fare.

“E para, është me rëndësi që pa u arritur një konsensus i gjerë politik dhe kombëtar nuk duhet të shkohet në dialogun në fazën finale, kur të arrihet ai konsensus duhet të fillohet me fazën finale. E dyta, është me rëdënsi që vijat e kuqe të jenë të vendosura dhe vija e parë duhet të jetë që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, integriteti territorial është i pacenueshëm”, ka theksuar ajo. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.