UBT

Kjo është skuadra e re e Ujkanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Samir Ujkani do të jetë portier i ri i Genoas.Genoa ka arritur marrëveshje me rivalin Palermo për transferimin e kosovarit, Samir Ujkani.

Gianlucadimarzio shkruan se Ujkani do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Genoan, menjëherë pas arritjes në Itali, të shtunën.

Mobi Casa

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës, e më pas do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Giampiero Gasperini në përgatitje për sezonin e ri.